Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Britania: Luhansku, Donjecku, zyrtarisht pjesë e Forcave të Armatosura Ruse

Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se Rusia ka integruar brenda forcave të saj të armatosura njësitet paraushtarake të dy rajoneve ukrainase që i aneksoi në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Ndërkohë Presidenti ukrainas falenderoi në mënyrë të veçantë presidentin Biden dhe kancelarin gjerman, Scholz për vendimet që i ofrojnë ndihma të reja ushtarake Ukrainës. Uashingtoni pritet të konfirmojë sot lajmin se do t’i dërgojë Kievit rreth 50 automjete ushtarake, “Bradley” si pjesë e një pakoje të re për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus.

 

 

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, në njoftimin e saj të fundit, të publikuar të premten në rrjetin social, Twitter shkroi se “njësitet paraushtarake nga Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donjeckut u integruan zyrtarisht në forcat e armatosura ruse më 31 dhjetor 2022.

 

 

 

Luhansku dhe Donjecku njihen ndërkombëtarisht si pjesë të Ukrainës. Megjithatë, Rusia “pretendon se tani të dyja këto rajone janë pjesë të brendshme të Federatës Ruse pas referendumeve për aneksim të mbajtura në shtatorin e vitit 2022”, tha ministria e mbrojtjes së Britanisë. Njoftimi shton më tej se Rusia “i ka kontrolluar në mënyrë të tërthortë të dyja që nga viti 2014, duke krijuar Korpusin e Parë të Ushtrisë së Donjeckut dhe Korpusin e Dytë të Ushtrisë së Luhanksut, dhe duke i mbështetur ato me oficerë ushtarakë rusë”. “Tani Kremlini po i mbështet haptazi ata. Kjo ka të ngjarë të përbëjë një kosto të madhe politike, diplomatike dhe financiare për Rusinë, dhe kjo do të zgjasë shumë përtej periudhës aktuale të konfliktit”.

 

 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 50 automjete luftarake “Bradley” në Ukrainë si pjesë e një pakoja të re të ndihmës ushtarake për Kievin. “Automjetet ushtarake “Bradley”, ofrojnë mundësinë e transportimit të këmbësorisë në betejë në mbështetje të operacioneve sulmuese dhe mbrojtëse. Kjo shton fuqinë sulmuese dhe kështu do të sjellë avantazhe në fushën e betejës ndërsa Ukraina vazhdon të mbrojë territorin e saj”, tha Pat Ryder, sekretar i shtypit i Pentagonit. Gjermania, Britania dhe Franca gjithashtu po dërgojnë automjete të blinduara, sipas njoftimeve që këto vende bënë gjatë kësaj jave. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi të enjten Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. “Sot dua të falënderoj personalisht Presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për vendimin për të forcuar mbrojtjen tonë, një vendim shumë i rëndësishëm. Ne do të kemi një tjetër sistem të mbrojtjes ajrore, ‘Patriot’ dhe mjete të blinduara të fuqishme . Kjo me të vërtetë është një fitore e madhe për shtetin tonë”, tha presidenti ukrainas, Zelenskiy.

 

 

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi një armëpushim 36-orësh për festën e Krishtlindjeve Ortodokse, por qeveria e Kievit e hodhi poshtë atë si “hipokrizi” dhe një kurth cinik. “Tani rusët duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë për të ndaluar përparimin e djemve tanë në Donbas për një kohë dhe për të sjellë pajisje, municione dhe njerëz të mobilizuar më afër pozicioneve tona. Çfarë do arrijnë me këtë? Humbje të tjera për ta”, shtoi më tej udhëheqësi ukrainas, Zelensky. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha udhëheqësit rus, Putin se negociatat për të ndalur agresionin rus të Ukrainës duhet të mbështeten nga shpallja e një armëpushimi të njëanshëm.

 

 

Zyra e presidentit Erdogan tha se gjatë bisedës telefonike të dy udhëheqësit thanë se bisedimet e paqes duhet të përfshijnë një “vizion për një zgjidhje të drejtë”.

Latest Posts

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, kjo është tokë shqiptare

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...

Mos i humbisni

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%. Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë...

Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet. Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje...

Zjarr në një lokal nate në Spanjë, regjistrohen të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një lokal nate në juglindje të Spanjës.   Flakët nisën në...