Kievi refuzon thirrjen e Kishës Ortodokse Ruse për armëpushim

Ukraina ka refuzuar apelin e Kirillit, patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse, për një armëpushim mes rusëve dhe ukrainasve për Krishtlindjet ortodokse.

 

 

“Është një kurth cinik dhe një element propagandistik”, shkroi në Twitter këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak.

 

 

‘’Kisha Ortodokse Ruse vepron si një propagandiste lufte”, shkroi ai.

 

 

Podolyak akuzoi patriarkun e Moskës për thirrje për gjenocid ndaj ukrainasve. Të premten dhe të shtunën, Kirill u bëri thirrje të dyja palëve të mbajnë një armëpushim në atë që ai e quajti një “konflikt të brendshëm”.

 

 

Sipas kalendarit të Kishës Ortodokse të ndjekur në Ukrainë dhe Rusi, e premtja është në prag të Krishtlindjeve dhe e shtuna është dita e Krishtlindjes.

 

 

Rusia, e cila sulmoi shtetin fqinj në fund të shkurtit dhe aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, tani pushton rreth 18% të territorit të Ukrainës.