Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Kush është Danillo Vuçiq? Lidhjet me krimin të djalit 24 vjeçar të presidentit të Serbisë


Danillo Vuçiq, i biri i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka rënë përsëri në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së tij në Bosnje për nder të festimeve për Republika Srpskan. Por, kush është ky “fëmijë” 24 vjeçar që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje?

Për shkak të raportimeve se Danillo Vuçiq ishte pjesë e delegacionit të nderit të Serbisë, presidenti kishte akuzuar mediat në Beograd, Zagreb e Sarajevë se po gënjenin.

Dhe, djali i presidentit – si shumë të rinj tjerë në të njëzetat – ka qejf të fotografohet. Dhe po ashtu ka qejf të shkojë në Ditën e Republika Srpskas. Por, të kombinosh këto të dyja nuk është gjë e mençur, shkruan gazeta serbe “Danas“.

Kësisoji më 2020, në Banja Llukë, “i riu model” siç e ka quajtur kryeministrja Ana Bërnabiq, ishte fotografuar në një tavolinë me njerëz të lidhur me krimin – huliganë dhe anëtarë të grupit “Janjičari”.

Kupa e Botës në futboll që u mbajt në Moskë në vitin 2018, tregoi që ky rast në Banja Llukë nuk ishte koinçidencë. Aty djali i presidentit bëri fotografi me disa fytyra edhe më të dyshimta, përfshirë Aca Roshavin dhe po ashtu Boris Karapanxhiqin, që më vonë u arrestua si një nga anëtarët e grupit Veljko Belivuk.

Një gazetare e KRIK-ut kishte provuar ta fotografonte me të lartpërmendurin Roshavi në një kafeteri në Beograf, por telefoni i të cilës u mor nga persona të panjohur e të cilët edhe e ngacmuan.

Po ashtu, edhe nëna e të vrarit Aleksandar Halabrin, vrasja e të cilit është lidhur me grupin Belyvuk, kishte pretenduar se biri i saj ishte shoqëruar me Danillo Vuçiqin për kohë të gjatë.

Por, sa herë që raportohen lajme të tilla për Danillon, regjimi i Vuçiqit mbron veten duke thënë se kjo është mantra e “luftës speciale hibride” dhe tezën se “sulmi ndaj fëmijës së tij është sulm ndaj vet presidentit”.

Dhe kur “La Repubblica” njoftoi se Danillo dyshohej të ishte menaxher i superyllit Dushan Vllahoviq, edhe ky u konsideruar sulm ndaj presidentit. Njësoj si kur shkruajnë që ishte ndaluar për të hyrë në Mal të Zi.

Danas shkruan se tashmë është “përcaktuar” nga pushteti në Serbi që 24 vjeçari Danillo Vuçiq është ende “fëmijë”.

Danillo është lindur më 1 dhjetor 1998.

Sipas babait të tij, ai punon në një punishte vere për 500 euro. Është fans i Cërvena Zvezdës dhe i Rada FC-së.

Nëna e tij është gazetarja Ksenija Vuçiq, gruaja e parë e Aleksandër Vuçiqit, që vdiq në janarin e vidit të kaluar.

Lideri radikal serb Vojisllav Sheshel, tha disa vite më parë se dy ditë pas kthimit të tij në Serbi, i kishte cingërruar telefoni pasi po e thirrte Danillo Vuçiqi, që ishte ende minoren në atë kohë. Shesheli më pas e kishte ftuar atë në shtëpi bashkë me motrën, Millicën. Siç kishte thënë ai, takimi ishte prekës dhe më pas ishin takuar ehde disa herë. /nacionale/.

Latest Posts

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Mos i humbisni

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...

Krydiplomati kinez: Pekini dhe Moska duhet të thellojnë bashkëpunimin

Kryediplomati i Kinës i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të “një...

Bashkia Tiranë vijon me rehabilitimin e rrugëve në kryeqytet

Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme...