Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Bolsonaro sheh mundësinë e largimit të parakohshëm nga SHBA

Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion në rritje nga të majtët në Amerikën Latine si dhe ligjvënësit amerikanë për të dëbuar Jair Bolsonaron nga një rezidencë në Florida pas sulmit të turpshëm të mbështetësve të tij në kryeqytetin e Brazilit gjatë fundjavës.

 

Por ish-presidenti i ekstremit të djathtë mund të parandalojë çdo plan për një veprim të tillë. Të martën, ai i tha një media braziliane se do ta shtynte kthimin e tij në atdhe, i planifikuar fillimisht për në fund të janarit, pasi u shtrua në spital me dhimbje barku si pasojë e një goditjeje me thikë në vitin 2018.

 

“Erdha për të kaluar pak kohë me familjen time, por këto nuk ishin ditë të qeta”, tha zoti Bolsonaro për degën e CNN-it në gjuhën portugeze në Brazil. “Së pari, ishte ky episod i trishtuar në Brazil dhe më pas shtrimi im në spital.”

 

Bolsonaro mbërriti në Florida në fund të dhjetorit, duke anashkaluar betimin e 1 janarit të Luiz Inácio Lula da Silva, i cili u bë presidenti i parë i zgjedhur brazilian që nuk mori stafetën presidenciale nga paraardhësi i tij që kur u rivendos demokracia në vitet 1980. Bolsonaro thuhet se po qëndron në shtëpinë e luftëtarit brazilian të arteve marciale Jose Aldo në zonën e Orlandos, një mbështetës i tij i zjarrtë.

 

Vizita e tij në shtetin e Floridës kaloi kryesisht pa u vënë re në SHBA deri në sulmin e së dielës nga mijëra mbështetës të guximshëm që kishin ngritur çadra për javë të tëra jashtë një baze ushtarake në Brasilia, duke refuzuar të pranonin humbjen e ngushtë të Bolsonaros në balotazhin e tetorit. Sulmi i kongresit dhe pallatit presidencial të Brazilit nga mbështetësit e Bolsonaros la pas xhama të copëtuar, kompjuterë dhe vepra arti të shkatërruara.

 

Pothuajse që nga momenti që imazhet e shkatërrimit u transmetuan në botë, demokratët shprehën shqetësimin për praninë e vazhdueshme të Bolsonaro në tokën amerikane, duke krahasuar sulmin në Brazil dhe sulmin e 6 janarit 2020 të kongresit nga aleatët e Donald Trumpit në përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

 

Në mesin e atyre që bënë thirrje që presidenti Joe Biden të dëbonte Bolsonaros ishte edhe ligjvënësja Alexandria Ocasio-Cortez.

 

“Gati dy vjet nga dita kur Kapitoli i SHBA-së u sulmua nga fashistët, ne shohim lëvizje fashiste jashtë vendit që përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë në Brazil”, tha ligjvënësja e qytetit të Nju Jorkut. “Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ofrojnë më strehim për Bolsonaro në Florida”.

 

Ekspertët thonë se kjo nuk duhet të jetë problem për Shtëpinë e Bardhë.

 

Bideni nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të ngushtë me Bolsonaron, i cili kishte kauzë të përbashkët me aleatët kryesorë të Trumpit në të djathtën ekstreme. Dhe çdo veprim për ta dëbuar atë ka të ngjarë të pritet mirë në Amerikën Latine, ku Bideni po përballet me një grup drejtuesish të rinj të majtë që janë ngritur në pushtet në vende si Kili dhe Kolumbia duke shprehur shqetësime të ngjashme për kërcënimet ndaj demokracisë.

 

“Është një gjë të bësh deklarata në lidhje me mbështetjen për demokracinë”, thotë John Feeley, një diplomat i vjetër amerikan në Amerikën Latine, i cili dha dorëheqjen si ambasador në Panama në vitin 2018 për shkak të mosmarrëveshjeve me administratën Trump.

 

“Është diçka tjetër të ndërmarrësh veprime në vendin tënd, ku je sovran, për dikë që është qartësisht në një ligë me të njëjtët njerëz që sollën 6 janarin,” tha zoti Feeley.

 

Por deri më tani administrata e presidentit Biden ka vepruar me kujdes.

 

Të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, duke anashkaluar pyetjet në lidhje me praninë e Bolsonaros, tha se kushdo që hyn në SHBA me një të ashtuquajturën vizë A-1, të rezervuar për krerët e shteteve do të kishte 30 ditë afat për të lënë vendin ose për të rregulluar statusin e tyre me Departamentin e Sigurisë Kombëtare në përfundim të mandatit të tyre.

 

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ishte po aq i kujdesshëm, duke thënë vetëm se çdo kërkesë nga qeveria e Brazilit në lidhje me Bolsonaron do të vlerësohej, duke marrë parasysh precedentin ligjor. Në mënyrë tipike, SHBA-ja heziton të diskutojë çështjet e vizave për shkak të shqetësimeve të privatësisë.

 

Zoti Feeley tha se sa më gjatë të presë administrata Biden, aq më e dobët do të perceptohet mbështetja e saj për demokracinë në rajon.

 

Një vend ku Bolsonaro me sa duket nuk do të shkojë është Italia. Ish-presidenti është pasardhës i emigrantëve të shekullit të 19-të nga Italia veriore dhe mediat braziliane kishin spekuluar për muaj të tërë se ai dhe fëmijët e tij do të kërkonin shtetësinë italiane nga frika se mund të ndiqen penalisht në Brazil për korrupsion ose keqpërdorim të situatës së pandemisë. Por ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani i tha radios shtetërore të martën se Bolsonaro nuk ka kërkuar kurrë shtetësi – pavarësisht se iu dha shtetësia e nderit në vitin 2021 nga qyteti i vogël ku lindi stërgjyshi i tij.

 

“Ka ligje që adresojnë se kush merr nënshtetësinë,” tha ministri Tajani, duke theksuar dënimin e fortë të qeverisë së tij të udhëhequr nga ekstremi i djathtë për sulmin ndaj institucioneve qeveritare braziliane nga mbështetësit e Bolsonaros./voa

Latest Posts

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...

Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i...

Mos i humbisni

Të punësuarit në MPB sot marrin paga më të larta për 10%

Pagën e muajit shtator, të punësuarit në Ministri i Punëve të Brendshme do ta marrin me rritje prej 10%. Kështu deklaroi ministri i Punëve...

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%. Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë...

Njihen pensionet me Zvicrën, ja sa shqiptarë  përfitojnë

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zbardh marrëveshjen e qeverisë me shtetin zvicerian për pensionet. Ai shprehet se ndonëse kjo marrëveshje...

Zjarr në një lokal nate në Spanjë, regjistrohen të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një lokal nate në juglindje të Spanjës.   Flakët nisën në...