Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Forumi Ekonomik Botëror: Dëmi mjedisor, inflacioni, siguria kibernetike, rreziqet për Kosovën

Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shpejtë, kostot e larta të jetesës, konfrontimi gjeo-ekonomik, dështimi i masave të sigurisë kibernetike dhe pabarazia digjitale janë rreziqet kryesore me të cilat mund të përballet Kosova gjatë dekadës së ardhshme. Kështu thuhet në Raportin për Rreziqet Globale 2023, të Forumit Ekonomik Botëror, që u publikua më 11 janar.

 

Sipas këtij raporti, kosto e lartë e jetesës është renditur si rreziku më i rëndë botëror për dy vjetët e ardhshme. Aty nënvizohet se kriza ekonomike do të ndajë thëllësisht vendet e pasura dhe ato të varfra, gjë që mund të kthejë mbrapa zhvillimin dhe përparimin njërëzor.

 

Sa i përket vendeve të rajonit, raporti thotë se Shqipëria rrezikohet më së shumti nga sëmundjet infektive, dështimi i masave të sigurisë kibernetike, inflacion i shpejtë, kontestimi gjeopolitik i burimeve dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.

 

Kurse, Serbia, rrezikohet nga konfrontimi gjeo-ekonomik, goditje të rënda të çmimeve të mallrave, konflikte ndërshtetërore, kriza të kostos së jetesës dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.

 

Maqedonia e Veriut, në anën tjetër, mund të përballet me krizë në kosto të jetesës, kriza të borxhit, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, inflacion i shpejtë dhe i qëndrueshëm dhe ngecje në rritje ekonomike.

 

Edhe Mali i Zi, thotë raporti, mund të pëballet me krizën e kostos së jetesës, konfrontim gjeo-ekonomik, stagnim i rritjes ekonomike, dështim në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, kriza të rënda të furnizimit me mallra, kriza të borxhit, si dhe kriza në punësim dhe jetesë.

 

Pasojat ekonomike të COVID-19 dhe luftës në Ukrainë kanë rezultuar në inflacion të lartë dhe ndryshime në politikat monetare, duke shënuar rritje të ulët ekonomike dhe të investimeve në rang global.

 

Rikthimi në ‘jetë normale’ pas pandemisë së COVID-19, u ndërpre shpejt nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, duke sjellë kriza të reja, veçanërisht në ushqim dhe energji”, shkruan raporti.

 

Raporti vë në dukje se dekada e ardhshme do të karakterizohet nga krizat mjedisore dhe shoqërore, të nxitura nga tendencat gjeopolitike dhe ekonomike. Gjithashtu, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit janë përkeqësimet më të shpejta globale gjatë dekadës së ardhshme.

 

Pothuajse 3.6 miliardë njerëz në mbarë botën janë të ekspozuar në mënyrë të rrezikshme dhe të pambrojtur ndaj ndikimeve klimatike. Vendet në zhvillim, pavarësisht kontributit të tyre të kufizuar në ndryshimet klimatike, po mbajnë mbi supe barrën, por asnjë vend dhe asnjë ekonomi nuk është imune nga kriza klimatike”, thotë raporti./ VOA

Latest Posts

Blinken: Serbia të ulë menjëherë tensionet me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida...

Vuçiç: Sekretari Blinken më paralajmëroi për masa ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në Beograd se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i...

Mos i humbisni

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në...

“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin...

Të shtëna me armë zjarri në një spital në Holandë/ Nuk dihet numri i saktë i viktimave

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.   Një sulmues...