Goleadori Admin Abdulla ftohet te përfaqësuesja U15 e Maqedonisë (Video)

Admin Abdulla është një ndër talentët e futbollit në vend, para të cilit është një e ardhme e ndritur. Bëhet fjalë për një futbollistë...

TË FUNDIT

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Osmani: Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës po i shkatërron vet themelet dhe angazhimet e OSBE-së

OSBE-ja po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme për të rivendosur funksionalitetin e vetë organizatës, vështirësi shtesë është agresioni ushtarak aktiv i një shteti anëtar kundër një shteti tjetër anëtar, si dhe marrëdhëniet komplekse ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut ka një mision të vështirë dhe ambicioz si kryetar i Organizatës në vitin 2023.

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Vjenë, theksoi angazhimet kryesore për prioritetet në të cilat do të fokusohet Presidenca e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.

“Sfida më e madhe në zbatimin e agjendës sonë do të jetë në kontekstin e rrethanave të vështira, por uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së janë burim shprese dhe inkurajimi. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili minon vetë themelet dhe angazhimet e Organizatës, e forcon këtë unitet. Sot vlerat tona duken më të rëndësishme se kurrë. Sfidat aktuale nuk janë arsye për disfatizëm, por nxitje për të forcuar përpjekjet dhe angazhimin tonë”, tha Osmani.

Prioriteti kryesor i OSBE-së nën presidencën e vendit tonë mbetet Ukraina, si dhe konfliktet e tjera afatgjata në rajonin e OSBE-së, të cilat janë burim tensionesh dhe vuajtjesh njerëzore. Osmani tha se OSBE-ja mbetet relevante sepse ka mekanizma që ofrojnë mbështetje konkrete për njerëzit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

“Si gjithmonë, OSBE-ja mbetet relevante sepse ka mjete unike dhe mekanizma mbështetës në dispozicion të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Ne e kemi parë potencialin e tij shumë herë në të kaluarën. Tani është shumë e rëndësishme që Organizata të arrijë potencialin e saj të plotë. OSBE-ja ka dëshmuar në të kaluarën se mund të ulë tensionet, të krijojë besim dhe të sigurojë parashikueshmëri. Kjo është jetike në këtë kohë dhe epokë. Ne duhet të veprojmë këtu dhe tani. Për të mirën e njerëzve”, tha kryesuesi Osmani.

Latest Posts

FC Shkupi kryeson tabelën me 18 pikë, derbi i Pollogut përfundoi me barazim

Katër fitore të skuadrave  vendase dhe dy barazime  me 14  gola  të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu u  ndeshjeve të javës...

Ukraina: Sulm masiv nga armiku, rrëzuam 16 dronë rusë

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se kishin rrëzuar 16 nga rreth 30 dronë rusë gjatë natës në rajonin Cherkasy.   “Gjatë natës, armiku sulmoi masivisht me...

Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për...

Vetëm 13 vjeç, shqiptarja shpallet kampione e shahut për Europën

Shqiptarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni. 13-vjeçarja i dhuroi Shqipërisë një titull si kampione.   Lajmi u bë...

Mos i humbisni

Fillon zbatimi i projektit për pagesë elektronike të taksës rrugore në Korridorin 8

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se nga e hëna (2.10.2023), do të fillojnë punët ndërtimore dhe të instalimit në stacionin pagesor në Gllumovë. Gjatë...

Besimi për Bloomberg Adria: Presim interes më të madh nga bankat dhe institucionet për fletobligacionin e gjelbër, për qytetarët fletobligacion i ri në muajin...

Ankandi për fletobligacionin e gjelbër, për të cilin këtë javë u publikua prospekti, do të mbahet më 3 tetor, ditën e martë, me ç’rast...

Ish-koloneli amerikan: Sulmuesit në Banjskë ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake

Pasi analizoi fotografitë dhe listën e armatimit të konfiskuar nga Policia e Kosovës – pas sulmit që la një polic të vrarë në pjesën...

Ukraina: Rrëzuam 30 dronë rusë

Forca Ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet...