Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën e Hercegovinën

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejtpërdrejtë me Bosnjë dhe Hercegovinën, kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër politikanëve që minojnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës.

 

Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe Paulo Rangel, raportues i përhershëm për Bosnjë e Hercegovinën, lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e festimit të Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar.

 

Janë shkelur disa vija të kuqe dhe është koha që komuniteti ndërkombëtar të shkojë përtej deklaratave të forta verbale dhe të ndërmarrë veprime konkrete dhe të shënjestruara kundër atyre që vazhdojnë të minojnë, me vetëdije dhe sistematikisht, rendin kushtetues dhe territorial të Bosnjë e Hercegovinës përmes fjalëve dhe veprave”, thanë dy përfaqësuesit evropianë.

 

Franz dhe Rangel vlerësuan se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me deklaratat dhe veprimet e tij, “de-facto hodhi poshtë” marrëveshjen politike të 12 qershorit të vitit 2022, të cilën e kishte nënshkruar.

 

Në këtë drejtim, diplomatët evropianë i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion “sa i përket sanksioneve të shënjestruara dhe pezullimit të fondeve kundër aktorëve destabilizues në vend, përfshirë ata që kërcënojnë rendin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht Millorad Dodik”. Dy zyrtarët evropianë bënë thirrje për veprime të shpejta ndëshkuese.

 

Përzgjedhja e Sarajevës lindore si vend për festimet e sivjetme më 9 janar konsiderohet si një akt veçmas cinik dhe provokues. Dënojmë ashpër edhe praninë e disa ministrave serbë, kryetarit të Parlamentit të Serbisë dhe – për herë të parë – të dy ministrave të Qeverisë teknike të Malit të Zi, që morën pjesë në këto ngjarje të paligjshme”, theksuan dy përfaqësuesit evropianë në deklaratën e përbashkët.

 

Ne vazhdimisht kemi këmbëngulur se nuk ka vend në Evropë për mohim të gjenocidit dhe madhërim të kriminelëve të dënuar të luftës, gjë që është në mospërputhje me nocionet e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit të viktimave dhe të të mbijetuarve. Ata parandalojnë të gjitha përpjekjet për pajtim dhe rrezikojnë të zgjasin ndasitë e rrezikshme në vend”, thanë ata.

 

Të hënën, më 9 janar, u mbajt manifestimi “Dita e Republikës Sërpska”, të cilin, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës tri herë e ka shpallur jokushtetues, ndërkaq Komisioni i Venecias e ka shpallur diskriminues.

 

Si pjesë e kësaj ngjarjeje, presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka ndarë presidentit rus, Vladimir Putin, urdhrin e Republikës Sërpska./rel

Latest Posts

Identifikohen viktimat e aksidentit në Itali/ Vajza e sapomartuar dhe shtatzënë ndërron jetë, bashkëshorti plagoset rëndë

Autoritetet italiane kanë identifikuar 21 viktimat  e  tragjedisë së aksidentimit të autobusit në Mestre.   Bëhet fjalë për 9 ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, një kroat, dy portugez, një...

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Mos i humbisni

Ministri Shaqiri mirëpriti në takim Klubin për lexim të librave Naim Frashëri nga SHFK “Naim Frashëri” në Studeniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur sot në takim nxënësit e Klubit për leximin e librave “Naim Frashëri” që funksionin nën...

Balla përshëndet operacionin e Policisë ku u godit një rast i tregëtimit i ushqimeve të skaduara, brenda një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregëtimit të produkteve ushqimore...

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...