Sadriu: Dështoi aplikimi i Kosovës në KE – Franca, Gjermania, Britania, Italia votuan kundër


Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se ka aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka dështuar.

Ajo ka thënë se kjo ka ndodhur ngase diplomacia është e ç’orientuar krejtësisht.

Madje ka thënë se katër shtete njohëse, Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër.

Postimi i plotë:

Kosova paguan çmimin e moskoordinimit

Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht.

Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër.

Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike.