Klubi i skijimit “DITA” nis sezonin me grupin e parë

Klubi i skijimit “DITA” si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka nisur me aktivitetet e saj. Nga ky klub tashmë kanë shënuar startin...

TË FUNDIT

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Publicisti Dauti përkrah akademik Mehmet Krajën: Big-Brother-at dhe realiti shout të përmbushura me vulgaritete e akulturim!

Në kolumnën e fundit në gazetën “Koha”, publicisti Daut Dauti është rreshtuar përkrah akademik Mehmet Krajës lidhur me një serë formatesh të realiti-shouve si Big-Brother, “Përputhen”, “Love story” dhe të tjera në televizionet shqiptare dhe disa kritika ndaj tij në këtë temë i konsideron të keqkuptuara.

“Vërtet kryetari i Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, pasi nisi Big Brother-i në Klan Kosova, botoi një ese të shkurtër. Por njerëzit e keqkuptuan  apo e shfrytëzuan për arsyet e tyre, që përskaj analizës për çështjet historike, mitet, raportet shqiptaro-serbe, dialogun…, ta kritikojnë edhe për të…Përse e kritikuan: pse ai është kundër një modeli emisionesh që akulturon masat, apo pse shumëkush do të thoshte se ti këndej i kritikon, ndërkaq andej i shikon. Keqkuptimi i tretë, në të vërtetë, është “material”: shkrimi që ai e publikoi, nuk është  i tij, që ndoshta shumëkush i pavëmendshëm nuk e ka vërejtur, ndaj dhe ia adresuan autorësinë pa qenë. Zaten, pas një fjalie hyrëse që është e Mehmet Krajës si apel për ta përkrahur, pason teksti i një mësuesi italian, i cili u qe drejtuar televizioneve për të ashtuquajturat realiti-shou, që sipas tij përhapin dekadencën në masë.”, ka shkruar Dauti.

Nëse ka ndonjë porosi indirekte nga “involvimi” i një kryetari akademie, në këtë temë kaq “minore”, është se dhalli ka dalë mbi përshesh dhe se do trajtim sociokulturor për të kuptuar psikologjinë e turmës, për çka dhe ka pasuar ai reagim i Krajës!  Sipas tij, duke shikuar këto emisione, shohim krejtësisht një shfytyrim personaliteti, deri në zhgënjim. Nuk është më qëllimi që ta marrin përkrahjen e publikut për sinqeritetin a mirësinë e tyre, por, përmes tipareve tjera si egoizmi, smirëzia, intrigat, etj., që u shpërfaqen në vlugun e garës, sepse qëllimi është që kjo të shndërrohet në “lojë”.

“Në këtë mozaik, çfarë kemi parë e s’kemi parë. Kemi parë konceptin stupid të garës së femrave për një zemër mashkulli dhe anasjelltas. Si një “vashar” serb ku nxirren kafshët për shitje dhe kush mbërrin jep ofertë për një lopë, viç, derrkuc, kalë, gomar a “qurran”! Kemi parë takime të vajzave të njëjta që dalin një herë me një, tjetër herë me tjetër djalë. Puthu me njërin, puthu me tjetrin!…Intima në ankand! Pastaj, ato emisionet stupide “rekapituluese” me alamet “opinionistësh” ku hapen debate të tipit “e puthi apo s’e puthi”, “a ishte puthje platonike/shoqërore” etj., për të pasuar mbrëmje pas mbrëmje debate midis garuesve “unë ty s’të shikoj me sy” pasi të jetë refuzuar, ose unë ty ta bëj kështu e ashtu, ti je kështu e ashtu…Kemi parë futje në shtratin e njëri tjetrit, pastaj të shoqëruara me lajme portalesh çka bënë, a u bë seksi i vërtetë midis filanit e fistekut…Një trend tjetër i mbrapshtë i këtyre shouve janë zënkat. Në të vërtetë, zënkat me arsye  e pa arsye(këto me gjasë i nxisin vetë produksionet!!!) përveç se te këto “përputhjet” e “love story-t” bajate, kanë mbërritur edhe te shout e fëmijëve dhe në shout e kulinarisë. Kemi parë te ato emisionet me fëmijët e talentuar ku zihen nënat e tyre si gratë e katundit te bunari! Një torturë trurit të një fëmijëve që e bën garën e tyre të pakuptimtë kur shohin nënat e tyre të zihen pa e kuptuar përse!”, ka shkruar midis tjerash D.Dauti

Kolumna e plotë në linkun:  https://www.koha.mk/rreshqiteza-e-krajes-me-big-brotherin-dhe-brenga-e-mesuesit-italian/

Latest Posts

VIDEO/ Me armë në dorë, momenti kur Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave” me dy plumba

Ky është momenti ku kur 42-vjeçari, Klered Bozhanaj plagos efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi me dy plumba në bark. Siç dallohet nga pamjet...

Gjenerali kryesor ukrainas: Dimri nuk do të ndalojë ofensivën e Kievit, përparimi më i madh nuk ka ardhur ende

Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që...

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Duke e hequr shprehjen “futbolli i grave” nga emri i ekipit të vet kombëtar, Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) shpreson se do të...

Mos i humbisni

Vuçiç mban fjalën në OKB: Shpallja e Kosovës shtet i pavarur copëzoi Serbinë, nuk kemi shkelur kurrë mbi territorin e saj

Ne sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zgjedhur të flasë për Kosovën, edhe pse...

Krydiplomati kinez: Pekini dhe Moska duhet të thellojnë bashkëpunimin

Kryediplomati i Kinës i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të “një...

Bashkia Tiranë vijon me rehabilitimin e rrugëve në kryeqytet

Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme...