Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Ministri polak: Aleatët mund ta formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, është “i bindur” se aleatët e Ukrainës mund ta formojnë një koalicion për t’i ofruar tanke Leopard Kievit.

 

Duke folur me gazetarët në margjinat e një takimi të udhëhequr nga SHBA-ja në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ai tha se ministrat e mbrojtjes nga 15 vende ishin mbledhur për ta diskutuar këtë çështje.

 

Kievi thotë se i duhen tanket Leopard të prodhimit gjerman për të zmbrapsur trupat ruse, por Kremlini ka paralajmëruar se çdo vendim i aleatëve për të dorëzuar tanket do të ishte një përshkallëzim “jashtëzakonisht i rrezikshëm” i situatës.

 

Sipas rregulloreve aktuale, Gjermania duhet të sanksionojë çdo rieksportim të tankeve të saj nga vendet e tjera, si Polonia. Pra, rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t’i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim.

 

Gjermania ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por mohon bllokimin e njëanshëm të eksportit të tankeve.

 

Përshtypja se “ka një koalicion të bashkuar dhe se Gjermania po qëndron në rrugë është e gabuar”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

 

Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë./rel

Latest Posts

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Mos i humbisni

Ja pse “International Hair Clinic’s” është numër një në Shqipëri e Kosovë për mbjelljen e flokëve

Nëse dikur njerëzit bashkë me flokët e tyre humbnin edhe një pjesë nga sharmi i tyre, e dukeshin më të moshuar, sot ka zgjidhje...

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...