Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish...

Grubi në Opinion komenton situatën në Kosovë dhe nevojën e kordinimit me SHBA

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri...

Ministrat e Mbrojtjes takohen mes mosmarrëveshjeve për tanket për Ukrainën

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s dhe 50 vendeve janë mbledhur sot në bazën ajrore Ramstein në Gjermani për të diskutuar për ndihmat e mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Takimi mbahet mes mosmarrëveshjeve të vazhdueshme se kush do t’i dërgojë tanket e betejës që udhëheqësit ukrainas thonë se janë jashtëzakonisht të nevojshme për të rimarrë territorin e vendit të kontrolluar nga Rusia.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjeneral Mark Milley, njoftuan për paketën e fundit masive të ndihmës që po dërgojnë Shtetet e Bashkuara, e cila arrin në 2.5 miliardë dollarë dhe përfshin për herë të parë automjetet e blinduara Stryker.

 

Kjo e sjell ndihmën e përgjithshme të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën në më shumë se 26.7 miliardë dollarë që nga agresioni i paprovokuar i Rusisë shkurtin e kaluar. Paketa jonë e re ofron edhe më shumë aftësi mbrojtjeje ajrore për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qytetet e saj”, tha sekretari Austin.

(Sekretari amerikan i Mbrojtjes) Zoti Austin tha se ky është një moment vendimtar, pasi Rusia po bën përpjekje për t’u riorganizuar, për të rekrutuar dhe për t’u rifurnizuar.

 

“Nuk është momenti për t’u ngadalësuar, por për të intensifikuar përpjekjet. Populli ukrainas i ka sytë nga ne. Kremlini po sheh dhe historia po sheh. Kështu që ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të lëkundemi në vendosmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën.”

Por hezitimi më i gjerë për dërgimin e tankeve në Ukrainë ka tronditur koalicionin, pasi Gjermania përballet me presion në rritje për të dërguar tanke Leopard 2 në Kiev, ose të paktën t’u hapë rrugën vendeve të tjera, si Polonia, për të dërguar tanket e prodhuara nga Gjermania nga rezervat e tyre.

Ministri i ri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, është ndër ata që marrin pjesë në takimin në Ramstein.

 

“Ne nuk po hezitojmë, ne thjesht po peshojmë me shumë kujdes argumentat pro dhe kundër. Është detyra jonë të analizojmë me kujdes dhe intensivisht se cilat mund të jenë pasojat për këdo në konflikt.”

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë refuzuar, të paktën deri tani, të ofrojnë tanke M1 Abrams, duke përmendur mirëmbajtjen komplekse dhe sfidat logjistike që ato paraqesin. SHBA beson se do të ishte më produktiv dërgimi i tankeve Leopard 2 pasi shumë aleatë i kanë ato dhe trupave ukrainase do t’u duhej të stërviteshin vetëm për të përdorur atë lloj tanku, ndërsa për tanket Abrams do të duhej një trajnim më i vështirë.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do të dërgojë tanke Challenger 2.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke folur drejtpërdrejt përmes lidhjes me video, u kërkoi ministrave të mbrojtjes të “përshpejtojnë” dërgesat e furnizimeve ushtarake.

 

“Koha vazhdon të përdoret si armë nga Rusia. Ne duhet të shpejtojmë. Koha duhet të bëhet arma jonë e përbashkët, ashtu si mbrojtja ajrore dhe artileria, mjetet e blinduara dhe tanket, për të cilat ne po negociojmë me ju dhe që në fakt do të sjellin fitoren.”

Paketa e ndihmës që dërgohet nga SHBA përfshin tetë sisteme të mbrojtjes ajrore Avenger, 350 Humvee, 53 automjete rezistente ndaj minave (MRAP), më shumë se 100 mijë fishekë municion artilerie dhe si dhe sisteme të reja HIMARS të mbrojtjes ajrore./voa

Latest Posts

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish...

Grubi në Opinion komenton situatën në Kosovë dhe nevojën e kordinimit me SHBA

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri...

Mos i humbisni

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...