Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

“Drejtësi për 21 Janarin”/ Ulsi Manja: Sot kallëzim në SPAK, dolën prova të reja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues.

 

 

Manja ka kërkuar zbardhje të plotë të ngjarjes nga SPAK dhe ka bërë me dije se për këtë ngjarje do të dorëzohet një kallëzim në SPAK, pasi sipas tij, kanë dalë prova të reja.

 

 

 

Manja ka kërkuar hetimin të thellë për të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë pavarësisht pozitës së tyre politike të kohës.

 

 

 

“Ka një fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK. Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike apo jo por kjo i takon SPAK-ut që të hetojë dhe ta deklarojë një gjë të tillë. Ato që ndodhën më 21 janar nuk kanë asnjë justifikim. Kushdo që i justifikon ato vrasje bën një krim tjetër kundër drejtësisë. S’mund të barazohen vrasësit me protestues të lirë, njerëz me duar në xhepa. Ish-Kryeministri e ka thënë që përsëri po të isha në të njëjtat kushte do kisha marrë snajperin dhe do të kisha vrarë edhe Edi Ramën. Edhe vetëm për këtë deklaratë do të duhej të merrej i pandehur. Ne nuk e kemi pritur nga drejtësia e vjetër por tashmë nga SPAK”.

 

“SPAK të bëjë drejtësi për 21 janarin. Nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë se paska pasur një zinxhir komandues urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit.  Prokuroria ta marrë këtë provë të re dhe të fillojë hetimet një orë e më parë për vrasje shtetërore.

 

SPAK duhet t’i japë përgjigje familjarëve fillimisht por edhe të gjitha shqitarëve se çfarë ndodhi më 21 janar 2011.  Berisha, çdo ditë për 12 vite me radhë, edhe sot ka deklaruar se protestuesit në Bulevard i vrau Garda e Republikës e cila sipas tij mbrojti Kryeministrinë.  Prokuroria të zbardhë përfundimisht të vërtetën. 21 janari nuk ishte një krim i rëndomtë por vrasje të pastra shtetërore. U vranë 4 qytetarë në kohën kur protesta ishte drejt përfundimit.

 

Tashmë ka një provë të re që duhet ta hapë 21 janarin. Edhe drejtësia që pretendohet se është bërë për 21 janarin, me vrasje nga pakujdesia. Ato  vrasje nuk mund të jenë kurrsesi vrasje nga pakujdesia nëse pranohet fakti se ka pasur komunikime nga ‘grupi i zjarrit’, kjo mbetet krim shtetëror dhe ngjarje për ta hetuar. Ne jemi në anën e drejtësisë, e kemi inkurajuar të hetojë për këdo. Nëse sot ka zyrtarë të dënuar për vepra nga më të lehtat, pse hezitohet të çohet deri në fund një ngjarje e tillë kaq e madhe. Sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK pastaj administrimi i kasetës si provë i takon këtij organi”,- deklaroi Ministri i Drjetësisë, Ulsi Manja.

 

Latest Posts

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

Mos i humbisni

Editorial/ Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”....

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që...

Nesër në Shkup, Ali Ahmeti shënon 21 vjetorin e BDI-së

Më 5 qershor (nesër) Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie. Nëpërmjet një postimi në...