Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

Goleadori Admin Abdulla ftohet te përfaqësuesja U15 e Maqedonisë (Video)

Admin Abdulla është një ndër talentët e futbollit në vend, para të cilit është një e ardhme e ndritur. Bëhet fjalë për një futbollistë të datëlindjes 04.07.2008, i cili me futboll ka filluar të merret që nga mosha 6-vjeçare, ndërsa së fundmi i njëjti  është ftuar edhe te përfaqësuesja e Maqedonisë U15, që udhëhiqet nga trajneri Rade Karanfillovski, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe Abdulla aktualisht është pjesë e skuadrës së Nju Stars, për të cilën skuadër gjatë stinorit vjeshtorë kishte realizuar 15 gola.

“Jam shumë i lumtur për ftesën e bërë nga ana e trajnerit Rade Karanfillovski për të qenë pjesë e përfaqësueses U15 të Maqedonisë. Vërtetë është një nder për mua, për familjen time, e mbi të gjitha për babain tim, i cili ndjek çdo hap timin. Me këtë rast falënderoj edhe trajnerin Karanfillovski për besimin e dhënë, por edhe trajnerët e ekipit amë të Nju Stars si dhe gjithë bashkëlojtarët, pasi besoj se edhe ndihma e tyre dhe loja kolektive kanë bërë që unë të arrijë deri këtu” – u shpreh fillimisht Admin Abdulla, i cili si çdo lojtar i ri, edhe ai ka ëndërrat e tij.

“Edhe pse ende nuk kam mbushur të 15-tat, në karrierën time të deritanishme kam marrë shumë diploma, mirënjohje por edhe medalje, që më bëjnë krenar dhe entuziast për të punuar edhe më shumë dhe që një ditë të realizojë ëndërrën e fëmijërisë. E di që është e vështirë, megjithatë ëndërr e imja është që të luaj me një skuadër si Real Madridi. Për këtë gjë duhet shumë punë dhe sakrificë, por mendoj se me punë dhe me një përkushtim shumë të madh, mund të eci rrugës së Enis Bardhit dhe Elif Elmas, që i kam si shembull” – thotë Abdulla.

Ky i fundit nesër niset drejt Kërçovës, aty ku edhe do të bëhet grumbullimi i përfaqësueses U15 të Maqedonisë, ku trajneri Rade Karanfillovski për 8 ditë do të mundohet për të nxjerrë më të mirën nga gjithë futbollistët e grumbulluar, përfshirë këtu edhe 14-vjeçarin nga Shkupi, për të cilin është kjo hera e parë që merr një ftesë të tillë, kjo edhe për faktin se Admin Abdulla gjatë stinorit vjeshtorë mahniti shumë njohës të futbollit dhe trajner të moshave të reja me paraqitjet e tij në fushën e blertë, por mbi të gjitha edhe me golat e shënuar, që do i kishin zili edhe futbollistët e gjeneratave më të mëdha.

https://www.facebook.com/watch/?v=555417109966798&t=0

Latest Posts

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

Mos i humbisni

Rexhepi: Sot u prezantua dokumenti strategjik Programi Operativ Sektorial për Transport për vitet 2024-2027

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ishte pjesmarës në eventin e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me grupin punues...

Analistët: “Dashuria” e dy ish-“armiqve të përbetuar”, Kasami-Gashi, akt dëshpërimi dhe shterp!

“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re...

Ra nga lartësia e pemës/ Humb jetën pas 11 ditësh tek Trauma 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.   Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën...

“Princeshë e bukur”, një baladë e bukur nga Aleksander Gjelaj

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë...