Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Përse i del në ëndërr Ali Ahmeti, Hristijan Mickoskit!!

Micksoki mendon se Ali Ahmeti tregon fabula për luftën e vitit 2001, ndërsa harron se djem e vasha të reja, nën emblemën e ushtrisë që kërkonte të drejtat që i takonin, që kërkonin hisen e thesarit të shtetit të cilin e mbushnin edhe shqiptarët, detyruan edhe partinë e tij që sot ka një seli qindra milionëshe të ndërtuar edhe me paratë e shqiptarëve, që të vë firmën e “kapitullimit”, apo firmën e ecjes dhe ndërtimit të një shteti të përbashkët.

Destan JONUZI

Nëse dikush do të kishte një plan politik për t’u hakmarrë ndaj “2001”-shit, nuk besoj se do t’ia arrinte. Viti, i cili prodhoi revoltën shqiptare që plasariti dhe shkërmoqi padrejtësinë institucionale, diskriminimin ekonomik, social dhe shoqëror në Maqedoninë e Veriut, edhe sot e kësaj dite është një halë në sy për strukturat anti-evropiane dhe një ogurzi për ato pro-ruse.

Ideja e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për “Frontin për Europë” trazoi “shpirtrat e ligë”, rrymat pro-ruse në vend u ngritën peshë, derisa edhe Hristijan Mickoski të cilit shqiptarët ka kohë ia kanë bërë “bllok” për shkak të qëndrimeve të tij anti-shqiptare edhe një herë nxori në pah deliriumin e tij ndaj shtetit dhe shoqërisë.

“Ison” në gjithë këtë katrahurë politike dhe të zymtë për vendin, Mickoskit po ia mbanë dhe Levica anti-NATO, por fatkeqësisht edhe një parti shqiptare e cila në emër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kushtëzon ndryshimet kushtetuese, e me këtë pengon rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian (BE).

Se Mickoski, Apasievi dhe “hordhitë” e tyre tanimë kanë ndarë mendjen, dhe kanë zgjedhur rrugëtimin e tyre anti-evropian nuk do shumë mend për t’u analizuar. Në vend se të promovojë vlera evropian, të mbështesë proceset progresive të vendit, ai ka zgjedhur rrugën e nxitjes së tensioneve ndër-etnike, për të cilat shumë kanë investuar maqedonasit, por më shumë shqiptarët, e shumë e më shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Hristijan Mickoski së fundmi na u shfaq në rrjetet sociale me do uniforma ushtarake, duke dashur të tregojë, se ai ka qenë, siç ka deklaruar rezervistë në konfliktin e vitit 2001, por sipas fotove ai del zbuluar se nuk ka prek “biçak” me dorë, e lërë më pushkë. Po nejse, ta marrim si të mirëqenë se fotot me uniformat e ushtrisë së ish-Jugosllavisë, janë të vitit 2001, atëherë çfarë po tregon me këtë Mickoski?

Athua është ky një kërcënim për shqiptarët se kur do të vijë në pushtet do ta pësojnë keq? A thua është një porosi për ndërkombëtarët se nuk do të lejojë ndryshimet kushtetuese edhe me çmimin e pushkës? Apo mendon se kërcënon Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!

Micksoki mendon se Ali Ahmeti tregon fabula për luftën e vitit 2001, ndërsa harron se djem e vasha të reja, nënë emblemën e ushtrisë që kërkonte të drejtat që i takonin, që kërkonin hisen e thesarit të shtetit të cilin e mbushnin edhe shqiptarët, detyruan edhe partinë e tij që sot ka një seli qindra milionëshe të ndërtuar edhe me paratë e shqiptarëve, që të vë firmën e “kapitullimit”, apo firmën e ecjes dhe ndërtimit të një shteti të përbashkët.

“Heshtja është ilaç” – kështu iu përgjigj Ali Ahmeti, Mickoski, që flet për një maturi njerëzore e politike. Me siguri, Ahmeti përpara perspektivës evropiane nuk dëshiron të vendosë të kaluarën, por bënë me dije se nëse hapet ajo atëherë, me siguri edhe vetë Mickoski do të habitet se si djemtë e vashat shqiptarë rrotullonin tanket e ushtrisë sikur të ishin lodra fëmijësh…

Edhe pse vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të qetësimit të tensioneve dhe relaksimit në marrëdhëniet ndëretnike, për fat të keq dalin në skenë njerëz si Mickoski e Apasievi dhe shkatërrojnë gjithë atë kapital të investuar politikë, shoqëror e ndërkombëtar.

Latest Posts

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Mos i humbisni

Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, sot, në pikëpagesën Tetovë-Gostivar, do të merr pjesë...

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...