Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Konsumatorët amerikanë të lodhur nga kërkesat për bakshish

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, po shtohet zhgënjimi mbi praninë e vazhdueshme të bakshishit.

 

Disa konsumatorë po ankohen nga kërkesat për bakshish gjatë udhëtimeve, ndërsa të tjerë thonë se janë të lodhur nga kërkesat për të lënë shpërblim edhe për blerjen e një biskote ose të një filxhani të thjeshtë kafeje në lokalet e lagjes.

 

Ndërsa më shumë biznese përdorin metodat e pagesës dixhitale, klientëve automatikisht u kërkohet të lënë një bakshish në vende që zakonisht nuk do ta bënin.

 

Disa thonë se kjo është bërë acaruese pasi çmimi i artikujve është rritur në qiell për shkak të inflacionit, i cili u zbut në 6.5% në dhjetor, por ende mbetet jashtëzakonisht i lartë.

 

Megjithatë, për punëtorët, rritja e kërkesave për bakshish është një risi e mirëpritur.

 

“Ne nuk pranojmë pagesa në para në biznesin tonë dhe kështu është e lehtë për ne të gjurmojmë të gjitha prirjet e ndryshme, sepse çdo transaksion regjistrohet, çdo bakshish regjistrohet. Ne jemi disa pikë përqindjeje në rritje për këtë arsye”, thotë Vincent Rotolo, pronar i picerisë Good Pie.

 

Sipas Square, një nga kompanitë më të mëdha që operon metodat e pagesave dixhitale, bakshishi në restorantet me shërbime të plota u rrit me 25.3% në tremujorin e tretë të vitit 2022, ndërsa bakshishi në restorantet me shërbime të shpejta ose vetë-shërbim u rritën me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021.

 

Të dhënat e siguruara nga kompania tregojnë rritje të vazhdueshme për të njëjtën periudhë që nga viti 2019.

 

Tradicionalisht, konsumatorët janë krenarë të lënë bakshish të mirë në vende si restorante, që zakonisht i paguajnë punëtorët e tyre më ulët se paga minimale dhe bakshishi plotëson rrogën e tyre.

 

Por akademikët që studiojnë këtë temë thonë se shumë konsumatorë tani ndihen të irrituar nga kërkesat automatike për bakshish në kafene dhe restorante të tjera ku bakshishi zakonisht nuk pritej, pasi shërbimi zakonisht është i kufizuar.

 

“Duket sikur të gjithë po kërkojnë të marrin një bakshish, qoftë në dyqanet e pajisjeve apo dyqanet ushqimore. Dhe me të vërtetë besoj se fajtor për këtë është teknologjia”, thotë Mike Avella, instruktor në Shkollën e Mikpritjes në Universitetin DePaul.

 

Disa konsumatorë preferojnë të lënë bakshish në dyqanet apo kompani të vogla.

 

“Ka më pak gjasa të jap bakshish për korporata të ndyshme. Ka më shumë gjasa të jap bakshish nëse është një biznes i vogël dhe i pavarur,” thotë Anna Wolf, një banore e Çikagos.

 

Metodat e pagesës dixhitale kanë ekzistuar për disa vite, megjithëse ekspertët thonë se pandemia ka përshpejtuar më shumë prirjen drejt bakshishit.

 

Ndërsa kërkesat për bakshish janë bërë më të zakonshme, disa biznese po i reklamojnë ato në postimet e tyre të punës për të joshur më shumë punëtorë, edhe pse paratë shtesë nuk janë gjithmonë të garantuara./voa

Latest Posts

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Mos i humbisni

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...

BDI: Le t’i votojë Mickoski ndryshimet kushtetuese, BDI për integrim në BE del prej Qeverie

Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria. Sipas tyre,...