Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Jusuf Buxhovi: Trinomi Dardani-Maqedoni-Epir, dëshmia më fortë se shqiptarët i përkasin Europës

Platformat hegjemoniste ballkanike, si “Naçertanja” serbe, “Megaloideja” greke dhe ajo bullgare,synonin lukuidimin e plotë të çështjes shqiptare nga Ballkan, duke u bazuar mbi mohimin e shqiptarëve si pjesë e antikitetit dhe mesjetës, duke u paraqitur si popull i mjegulluar, pa histori dhe duke e trajtuar si mbetje e rrezikshme osmane në djepin europian!

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, ka mbajtur një ligjëratë në në Universitetin Europian të Tiranës, me temë “Shqiptarët dhe Europa”. Në fokusin e  ligjërimit të tij para studentëve të shkencave politike, siç ka bërë të ditur vetë autori ishin raportet historike, kulturore dhe politike të shqiptarëve me Europën si qytetërim perëndimor nga antikiteti në themel të saj, mesjeta e hershme, ajo e mesme e deri te koha e re. Me këtë rast ai ka vënë theksin te roli i madh i trinomit mbretëror ilir: Dardani, Maqedoni Epir në raportet shoqërore dhe politike të antikitetit si dhe dimensioni i ndikimit të tyre në hapësirën euro-aziatike tek formacionet tjera shtetërore të kohës deri te ato perandorake që u pasqyruan me shfaqjen e Perandorisë së Romës dhe të Bizantit.

Në vazhdim japim syzheun që Jusuf Buxhovi e prezantoi në një postim të sotëm në facebook:

“Hapësira e këtyre mbretërive ishte edhe djep i politeizmit dhe i filozofisë antike në kuadër të medësisë sa prej nga rrodhi edhe helenizmi si filozofi. Por, edhe monoteizmi, me besimet abrahamike, pati epiqendrën e tyre ideore nga shfaqja e deri te pranimi i tyre zyrtar në shekullin IV nga perandori Konstantin i Madh në këto hapësira. Në këtë zhvillim, Iliriku dhe Dardania, paraqesin magjistralën e shtrirjes së krishtërimit drejt perëndimit si liturgji po edhe me objektet e shumta të kultit, që edhe sot e gjithëditën janë të pranishme në haspësirën shqiptare edhe në format e hershme paleokristiane. Pra, në këtë aspekt, shqiptarët historikisht dhe kulturalisht qendrojnë në themelet e qytetërimit europian, të asaj që përcakton edhe karakterin e konceptit perëndim.

Anashkalimi i këtij fakti shfaqet në kuadër të politikave antishqiptare të prodhuara nga propaganda sllavo-ruse e shekullit IX dhe XX, me rastin e krijimit të shteteve të reja në hapësirën europiane të Perandorisë Osmane, në përputhje me inteteresat hegjemoniste të Moskës dhe vasalëve të saj: serbëve dhe bullgatëve. Mbi këto koncepte u ndertuan edhe platformat hegjemoniste “Naçertanja” serbe, “Megaloideja” greke dhe ajo bullgare, ne të cilat synohej lukuidimi i plotë i çështjes shqiptare nga Ballkani. Këto platforma u mbështetën mbi mohimin e shqiptarëve si pjesë e antikitetit dhe mesjetës, duke u paraqitur si popull i mjegulluar, pa histori dhe mbetje e rrezikshme osmane në djepin europian! Këtu fillon edhe anatema e shqiptarëve si element antieuropian, që për pasojë, në shekullin IX dhe XX, pati tri gjenocide ngaj shqiptarëve të kryera nga shteti serb dhe grek.

Нема достапен опис

Diskursi i tillë u vazhdua thuajse pandërprerë edhe pas shpalljes së shtetit shqiptar, siç po vazhdon edhe kundër shtetit të Kosovës, si një realitet që në njëfarë mënyre korrigjon gabimet historike ndaj shqiptatarëve në dy shekujt e fundit. Por, duhe thënë, se shfaqja e shtetit të Kosovës, që paraqet të arriturën më të madhe në këtë shekull, dhe mbështetja e tij nga SHBA-të dhe partnerët më të fuqishlm europuan (Gjermania, Franca Britania e Madhe, Italia dhe të tjerë) për ç’gjë për ta shpëtuar nga gjenocidi i katër serb, hodhën edhe bomba mbi Serbinë, tregon për fitorën e rezonit europian për shqiptarët si pjesë e hartës historike, kulturore dhe politike eurpiane, prej nga hegjemonizmi sllavo-rus deshi ta përjashtojë me të gjitha mjetet, siç po vepron edhe tash kundër pranimit të këti realiteti që shaqet si interes gjeostrategjik dhe gjeopolitik i SHBA-ve NATO-s dhe perëndimit në përgjithësi. Ky konstalacion nga shqiptarët në të dy shtetet duhet të përcillet me përgjegjësi të madhe, meqë është ekzistencial”.

Latest Posts

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Mos i humbisni

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...