Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Interes për bonot e thesarit/ Ekspertët: Investimi i leverdisshëm për qytetarët

Nga 15 nëntori, kur qeveria u bëri thirrje qytetarëve të investojnë në bono thesari dhe obligacione, dhe deri më 15 janar, 1944 qytetarë janë paraqitur në sportelet e ngritura për këtë qëllim për të marrë pjesë në ankande.

 

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, fluksi më i lartë i veprimeve është kryer në sportelin e Tiranës, ndërsa ekspertët vlerësojnë se këto shifra tregojnë një interes të madh të qytetarëve për të blerë bono dhe obligacione jo vetëm prej rritjes së fortë të normave të interesit, por edhe sepse nuk ka mënyra të tjera të leverdishme investimi.

 

MATEO SPAHO

 

EKSPERT I TREGUT FINANCIAR

 

“Ne jemi në momentin kur depozitat bankare japin interes të ulët dhe natyrisht familjet, bizneset, bankat, të gjithë operatorët financiarë kërkojnë që të përdorin paratë e tyre në një kohë afatshkurtër ose afatmesëm dhe të marrin një përfitim të caktuar. Kur depozitat bankare japin një interes 1-2% mesatare, titujt e shtetit, borxhi i shtetit, jep një normë interesi më të lartë 4-5%. Në këto kushte, bëhet i leverdishëm një investim i tillë sepse në fund të fundit risku i falimentimit të shtetit nuk është më i madh sesa risku i falimentimit të një banke. MF ka shitur rreth 12-13 mld lekë të reja tituj, bono thesari me një normë interesi 4.7-4.8%. Por kërkesa e operatorëve ishte më e lartë, ishte prej 18 mld lekësh të reja, që do të thotë që tregu është mjaft i interesuar të blejë bonot.”

 

Pasi arriti në nivele rekord në 5.8% në nëntor, interesi i bonove të thesarit 12 mujore ra për të tretin muaj radhazi, TAB duke nënkuptuar edhe një lehtësim për kredimmarrësit afatgjatë në lekë që kanë kredi me norma të ndryshueshme interesi.

 

MATEO SPAHO

 

EKSPERT I TREGUT FINANCIAR

 

“Rritja e normës bazë të interesit nga BSH ka efekt negativ te kreditë sepse i bën ato të kushtueshme, edhe ato aktualet, jo më kreditë e reja. Por ulja e normës së interesit të bonove e lehtëson sadopak këtë kredi më të rritur. Reflektimi është i shpejtë sepse brenda 1 muaji ndodh të kemi luhatje sepse në Shqipëri kreditë me interes fiks janë praktikisht inekzistente, ndërsa kreditë që luhaten dominojnë. Natyrisht banka nga 1-3 muaj distancë, ka tendencën ta luhasë dhe ta ndryshojë kredinë. Nëse merren 100 milionë lekë të vjetra kredi, ndryshimi me 1% të normës bazë të interesit dhe 1% rritje të normës së kredisë do të thotë më shumë se 100 mijë lekë kosto shtesë për këste.”

 

Rritja e shpejtë e normave të interesit të titujve të borxhit qeveritar erdhi pas vendimit të Bankës së Shqipërisë në mars për të ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme politikën monetare, rritje e cila u reflektua menjëherë te kreditë.

Latest Posts

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Mos i humbisni

Ja pse “International Hair Clinic’s” është numër një në Shqipëri e Kosovë për mbjelljen e flokëve

Nëse dikur njerëzit bashkë me flokët e tyre humbnin edhe një pjesë nga sharmi i tyre, e dukeshin më të moshuar, sot ka zgjidhje...

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...