Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Kryeministri Kurti kërkon nga Perëndimi të mos i bëhet presion Kosovës


Kurti në AP kërkon nga Perëndimi të mos i bëhet presion Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion shtetit të tij ta pranojë një asociacion kontestues të komunave me shumicë serbe.

Kurti i ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “The Associated Press”, që fokusi duhet të jetë për ta bërë Serbinë “më demokratike” dhe ta zhduken ato që Kryeministri i quan “ide hegjemoniste të Beogradit”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e të gjitha ish-republikave të ish-Jugosllavisë, ashtu që të përballet me të kaluarën,

Kurti ka theksuar se Beogradi duhet të mbështetet më shumë tek Bashkimi Evropian dhe NATO, jo tek Rusia.

Kryeministri kosovar tutje ka thënë se nëse serbët e çlirojnë veten nga ideja se Kosova i takon Serbisë, “do të jënë shumë më demokratik, evropianë”.

Është rritur presioni i ndërkombëtarëve, me theks i amerikanëve, ndaj Qeverisë së Kosovës për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti thotë se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij dhe javën e kaluar ka vënë kushtet e tij, duke kërkuar fillimisht një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri ka thënë se fuqitë perëndimore duhet të mësojnë nga shembulli i Republikës Srpska në Bosnjë, duke iu frikësuar një krijimi të një “mini-shteti” në Kosovë.

“Beogradi përdoi formimin e Asociacionit si një armë kundër pavarësisë sonë”, ka thënë ai.

Perëndimi nuk duhet t’i bëjë presion në shtetet më të vogla, si Kosova, që janë demokratike, thotë Kurti. Ai shton se problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i vogël dhe i mërzitshëm, por ata duhet t’i kushtojnë kujdes se cka ka ndodhur në rajon sepse “cfarëdo zgjidhje e gabuar në Ballkan mund të përdoret diku tjetër”.

Latest Posts

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Mos i humbisni

Situata në veri të Kosovës/ Grubi fton autoritetet kosovare për kordinim me BE dhe SHBA për dialogun

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje...

Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në...

Flet drejtori Sulejmani: Me grafën e etnitetit po vendosim rregull, larg keqpërdorimeve (Video)

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amë, Emir Sulejmani në një intervistë për Indeks.mk flet mbi grafën e vendosjes së etnitetit në dokumentet...

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...