Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

SHBA dhe Britania vendosin sanksione për korrupsion tetë ish funksionarëve bullgarë

Shtetet e Bashkuara dhe Britania u vendosën sanksione të premten tetë bullgarëve për përfshirje në korrupsion, ndër ta edhe personi më i pasur i vendit, dikur ministër në qeveri, i cili akuzohet se përfitoi ilegalisht nga kontratat për centralin e vetëm bërthamor të Bullgarisë dhe nga bashkëpunimi me kompanitë energjitike ruse.

 

Veprimi i koordinuar synon të godasë “korrupsionin në sistem… që rezultoi në përfitime të paligjshme personale, dëmtoi institucionet demokratike të vendit, dhe vazhdoi ndërvarësinë dëmtuese nga burimet energjitike të Rusisë”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit.

 

Bullgaria, një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, radhitet ndër vendet më të korruptuara të Evropës, sipas të dhënave të organizatës Transparency International, dhe është kritikuar se nuk ka arritur të çrrënjosë korrupsionin.

 

Uashingtoni vendosi sanksione ndaj pesë ish-zyrtarëve bullgarë dhe pesë entiteteve që kontrollohen nga dy prej tyre. Londra u ndaloi hyrjen në Britani dhe ngriu pasuritë e tre bullgarëve të tjerë, ndaj të cilëve ishin vendosur sanksione amerikane në vitin 2021, ndër ta edhe Vasil Bozhkov, personi më i pasur i vendit.

 

Masat amerikane ngrijnë pasuritë që pesë ish-zyrtarët dhe pesë entitetet kanë në Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë.

 

Ndër të sanksionuarit është Rumen Ovcharov, ish-ministër i energjitikës dhe ligjvënës i cili “u përfshi në mënyrë të përsëritur në kontrata korruptive për energjinë” me kompani energjitike ruse, duke pranuar rryshfet në këmbim të çmime fikse për gazin rus, për karburantin bërthamor, dhe për mbështetjen ndaj centralit bërthamor Kozloduy (KNPP), objekti i vetëm bërthamor i Bullgarisë, thuhet në deklaratë.

 

Zoti Ovcharov nuk pranoi të komentojë.

 

Në deklaratë thuhet se ai dhe një tjetër ish-ministër për energjitikën, Aleksandar Nikolov, bashkërenduan kontratat për të blerë energji nga centrali bërthamor, që në vazhdim ia rishitën kompanisë kombëtare të energjisë, megjithëse kjo kompani kishte një marrëveshje për të blerë energji drejtpërsëdrejti nga centrali.

 

Zoti Nicholov tha se nuk dinte se përse i janë vendosur sanksionet.

 

Uashingtoni vendosi sanksione edhe ndaj ish-deputetit Nikolay Malinov, që akuzohet se korruptoi një gjykatës për t’i lejuar udhëtimin drejt Rusisë me qëllimin që të merrte një medalje nga Presidenti Vladimir Putin. Zotit Malinov i ishte ndaluar largimi nga Bullgaria pas arrestimit në vitin 2019 me akuza për spiunazh, thuhet në deklaratë.

 

“Më bëhet qejfi. Nëse Departamenti amerikan i Thesarit leh kundër meje, kjo do të thotë se jam në drejtimin e duhur”, tha zoti Malinov në përgjigje.

 

Departamenti i Thesarit thotë se sanksione u vendosën edhe ndaj Vladislav Goranovit, ish-deputet dhe ministër financash, për shkak të një skeme nëpërmjet së cilës miliona Euro në formë rryshfeti iu paguan zyrtarëve bullgarë në këmbim të legjislacionit që mbështet industrinë e basteve.

 

Zoti Goranov tha se nuk është njohur me akuzat.

 

Krahas zotit Bozhkov, i cili kërkohet nga drejtësia, Britania vendosi sanksione edhe ndaj ish-deputetit Delyan Peevski dhe ish-zyrtarit të sigurisë kombëtare Ilko Zhelyazkov, dikur anëtar i bordit të kompanisë më të madhe energjitike të vendit, duke e akuzuar atë për shpërdorim të fondeve shtetërore.

Latest Posts

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Mos i humbisni

Situata në veri të Kosovës/ Grubi fton autoritetet kosovare për kordinim me BE dhe SHBA për dialogun

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje...

Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në...

Flet drejtori Sulejmani: Me grafën e etnitetit po vendosim rregull, larg keqpërdorimeve (Video)

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amë, Emir Sulejmani në një intervistë për Indeks.mk flet mbi grafën e vendosjes së etnitetit në dokumentet...

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...