
Autoritetet turke kanë arrestuar të paktën 98 persona pasi kanë vjedhur ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti në Turqi.
Sipas burimeve të policisë, u kryen hetime ndaj të paktën 42 të dyshuarve në provincën jugore Hatay të Turqisë. Ekipet e sigurisë sekuestruan gjashtë armë, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare, 11 mije dollarë dhe 70 mije lira turke.
Ndërsa dy persona të tjerë u arrestuan pasi u paraqitën si punonjës të ndihmës së shpejtë dhe dyshohet se u përpoqën të grabisnin gjashtë kamionë me ushqime për të prekurit nga tërmeti.
Ndërsa më herët Policia turke arrestoi 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të vendit, pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Hetimet pritet që të thellohen pasi të finalizohen operacionet e kërkim shpëtimit, për të parë shkeljet e mundshme në ndërtimin e objekteve tashmë të rrafshuara.