Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Ish-ministri i jashtëm Nikos Christodoulides fiton zgjedhjet presidenciale në Qipro

Ish-ministri i Jashtëm Nikos Christodoulides u zgjodh president i ri i Qipros në balotazhin e së dielës, duke mposhtur rivalin e tij Andreas Mavroyiannis. Gjatë fushatës, Christodoulides u përqëndrua në mesazhin e bashkimit të ishullit të ndarë në vija etnike, duke shmangur ndarjet ideologjike dhe ato partiake.

Sipas rezultateve zyrtare, Christodoulides mori 51.9 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, diplomati veteran Andreas Mavroyiannis, i cili pranoi humbjen, siguroi 48.1 për qind të votave.

 

“Është një fitore e jashtëzakonshme për të gjithë qipriotët. Nikos Christodoulides është presidenti ynë i zgjedhur, ai mori 52 për qind të votave. Ai ishte një kandidat i pavarur dhe populli foli me një zë të lartë dhe qartë”, tha votuesje 53 vjeçare nga Nikozia, Elena Christopher.

 

49 vjeçari Christodoulides gjatë fushatës zgjedhore ofroi një mesazh bashkimi për Qipron e ndarë në linja etnike, duke shmangur ndarjet ideologjike dhe ato partiake.

 

Shqetësimi im kryesor është t’i japim fund pushtimit turk, të ribashkojmë vendin tonë. Do të bëj gjithçka për të dalë nga ky ngërç, për të rifilluar dialogun, për të krijuar kushtet për zgjidhjen e problemit qipriot, në mënyrë që ne, miqtë e mi, të gjejmë një zgjidhje që do t’u siguronte fëmijëve tanë jetën në një vend të ribashkuar, me ligje dhe ekonomi të bashkuar”, tha ai pas fitores.

 

Christodoulides ofroi gjithashtu një mesazh të drejtpërdrejt për pjesën veriore të ishullit të banuar nga qipriotët turq.

 

“Sonte dëshiroj t’u drejtohem veçanërisht bashkatdhetarëve tanë qipriotë turq, të cilët po kalojnë momente të vështira. Ne ndajmë dhimbjen e tyre dhe dua t’i siguroj ata se ne do të ofrojmë mbështetjen tonë”, tha ai.

 

Christodoulides përballet me një sfidë të madhe në përpjekjet për të ringjallur bisedimet e bllokuara të paqes me qipriotët turq, që shpallën pavarësinë gati 40 vjet më parë nën emrin Republika Turke e Qipros Veriore.

 

Bisedimet për një marrëveshje të mbështetur nga OKB-ja për një Qipro federale, të mbajtura në Zvicër në vitin 2017, dështuan.

 

Turqia, i vetmi vend që njeh pavarësinë e pjesës turke të Qipros, mbështet një zgjidhje me dy shtete, të cilën OKB-ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e kanë kundërshtuar./voa

Latest Posts

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Mos i humbisni

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...

BDI: Le t’i votojë Mickoski ndryshimet kushtetuese, BDI për integrim në BE del prej Qeverie

Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria. Sipas tyre,...