
Familjarët e viktimave të ngjarjes së 21 Janarit 2011do të mbajnë një protestë në ambjentet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion pas shpalljes së moskompetencës për çështjen e 21 Janarit.
Ata pritet gjithashtu të bëjnë një kallëzim të ri në SPAK ndaj, kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha, Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe kreut të Gardës, Ndrea Prendi.
Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencën për të hetuar vrasjet e 21 janarit një javë më parë.