Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

Zelensky përjashton mundësinë e një marrëveshjeje për territore me Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e dhënies të ndonjë pjese të territorit të shtetit të tij, si pjesë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme të paqes me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Në një intervistë për BBC në prag të përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Zelensky paralajmëroi se dhënia e territorit do të nënkuptonte se Rusia “do të vazhdonte të kthehej”, teksa theksoi se armët perëndimore do ta sjellin më afër paqen.

 

Sipas tij, ofensiva e pranverës veçse ka nisur.

 

“Sulmet ruse po ndodhin në disa drejtime”, tha ai.

 

Megjithatë, ai tha se beson se forcat ukrainase do të vazhdojnë të rezistojnë ndaj avancimit rus, derisa të jenë në gjendje të kryejnë një kundërofensivë, edhe pse ai përsëriti thirrjet e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi.

 

“Natyrisht, armët moderne përshpejtojnë paqen. Armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton”, tha ai.

 

Perëndimi e ka ndihmuar me armatime Ukrainën, por Kievi po kërkon që dërgesat e armëve të arrijnë sa më shpejt. Ukraina po pret tanket e premtuara nga shtetet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, por tanket pritet të shkojnë në Ukrainë pas disa javësh.

 

Zelensky po ashtu komentoi deklaratat e liderit të Bjellorusisë se nëse trupat ushtarake hyjnë në Bjellorusi, ky shtet do të hyjë në luftë me Kievin.

 

“Shpresoj që Bjellorusia të mos i bashkohet luftës. Nëse i bashkohet, ne do të luftojmë dhe ne do të mbijetojmë”, tha ai.

 

Forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke hyrë në territorin e Ukrainës përmes Bjellorusisë./rel

Latest Posts

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

Mos i humbisni

Editorial/ Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”....

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që...

Nesër në Shkup, Ali Ahmeti shënon 21 vjetorin e BDI-së

Më 5 qershor (nesër) Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie. Nëpërmjet një postimi në...