Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

Debati për rekonstruim të Qeverisë/ Ademi: Opozita po keqpërdor mekanizmat që i ofron rregullorja e Parlamentit

Debati për rikonstruimin e qeverisë ka hyrë në javën e dytë. Mazhoranca nuk mund të parashikojë se sa mund të zgjasë seanca e kuvendit ku në rend dite janë shkarkimi i tre ministrave nga radhët e Alternativës dhe zgjedhja e anëtarëve të ri të kabinetit qeverisës. Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së thotë se debati po zhvillohet në kuadër të dispozitave që parashikon rregullorja e kuvendit me të cilën, sipas tij po abuzon opozita.

“Po keqpërdoren mekanizmat që i ofron rregullorja në drejtim të zvarritjes së një vendimi të kuvendit për riformatim të qeverisë. Po shohim përsëritje të atyre pretendimeve në të cilat mbështetet opozita dhe ka moment kur debati është edhe i bezdisshëm. E gjithë kjo po bëhet vetëm që të zvarritet edhe një herë po e përsëris riformatimi i qeverisë dhe propozimi i vet kryeministrit për ndryshime në qeveri, por megjithatë kjo është ajo rregullorja e kuvendit dhe sigurisht, se edhe ne edhe kryetari i kuvendit z.Xhaferi i përmbahet me përpikshmëri dispozitave të kësaj rregullore.”, – deklaroi koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi.

Ademi pret që të gjithë deputetët e BDI-së të votojnë pro rikonstruimit të qeverisë.

“Të gjithë deputetët e BDI-së të cilët i besojnë vizionit të Ali Ahmetit, nuk kanë shprehë asnjë rezervë, asnjë ekuivok, asnjë dilemë, asnjë mëdyshje dhe asnjë hezitim sa i përket edhe zhvillimeve të fundit, pra deputetët e BDI-së që i besojnë Ali Ahmetit e mbështesin këtë nismë.”, – theksoi koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi.

Sipas Ademit intenca parësore e rikonstruimit, ka të bëjë me krijimin e një fronti të gjerë evropian teksa ftoi të gjithë deputetët përfshirë edhe deputetët e Alternativës dhe Lëvizjes “Besa” që të bëhen pjesë e këtij fronti me qëllim të stabilitetit më të madh politik.

Latest Posts

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

Mos i humbisni

Editorial/ Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”....

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që...

Nesër në Shkup, Ali Ahmeti shënon 21 vjetorin e BDI-së

Më 5 qershor (nesër) Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie. Nëpërmjet një postimi në...