Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Rusia: Do respektojmë kufizimet e traktatit bërthamor START megjithëse Presidenti Putin pezulloi pjesëmarrjen

Rusia tha të martën se do të respektojë kufizimet për numrin e armëve bërthamore, sipas traktatit të ri START me SHBA-në megjithëse Presidenti Vladimir Putin pezulloi pjesëmarrjen e Moskës në këtë pakt.

 

Sipas traktatit, të nënshkruar në vitin 2010 dhe të vlefshëm deri në vitin 2026, Moska dhe Uashingtoni zotohen të mbajnë jo më shumë se 1,550 mbushje strategjike bërthamore të dislokuara dhe një maksimum prej 700 raketash me rreze të gjatë veprim dhe avionë bombardues strategjikë.

 

“Për të ruajtur një shkallë të mjaftueshme stabiliteti dhe parashikimi në sferën e raketave bërthamore, Rusia synon t’i përmbahet një qasjeje të përgjegjshme dhe do të vazhdojë të respektojë rreptësisht kufizimet sasiore të parashikuara nga traktati i ri START”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse.

 

Kjo ministri vuri në dukje se Rusia do të vazhdojë të shkëmbejë informacione për provat me raketa balistike, sipas marrëveshjeve të mëparshme me Shtetet e Bashkuara.

 

Në fjalimin e tij për gjendjen e kombit, zoti Putin tha të martën se Rusia do të pezullonte pjesëmarrjen e saj në traktatin e ri START, që parashikon kufizime të numrit të armëve bërthamore dhe inspektime të objekteve bërthamore. Ai tha se inspektime të tilla nuk kanë kuptim pasi SHBA dhe aleatët e saj kanë deklaruar se kanë qëllim t’i shkaktojnë Rusisë disfatë ushtarake në Ukrainë.

 

Dhoma e ulët e parlamentit rus, do të shqyrtojë të mërkurën projektligjin e presidentit Vladimir Putin për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin bërthamor START dhe do të marrë menjëherë një vendim për të, tha të martën kryetari I Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.

Duma më pas do ta dërgojë projektligjin në dhomën e lartë të Këshillit të Federatës, tha ai në një deklaratë./voa

Latest Posts

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Mos i humbisni

Ja pse “International Hair Clinic’s” është numër një në Shqipëri e Kosovë për mbjelljen e flokëve

Nëse dikur njerëzit bashkë me flokët e tyre humbnin edhe një pjesë nga sharmi i tyre, e dukeshin më të moshuar, sot ka zgjidhje...

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...