Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

Hungaria do të votojë në mars për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë në fillim të marsit, thuhet në agjendën parlamentare të publikuar më 22 shkurt.

 

Debati parlamentar për pranimin e këtyre dy shteteve në aleancën ushtarake perëndimore do të zhvillohet javën e ardhshme dhe votimi – i ndarë për secilin shtet – do të mbahet nga 6 deri më 9 mars, thuhet në ueb-faqen e Parlamentit të Hungarisë.

 

Turqia dhe Hungaria janë dy shtetet e vetme të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar aplikimet për anëtarësimin e shteteve nordike. Që këto dy shtete të bëhen pjesë e aleancës, duhet që parlamentet e 30 shteteve anëtare të ratifikojnë aplikimet e tyre.

 

Hungaria ka sinjalizuar se pret që të miratojë aplikimet e Suedisë dhe Finlandës, duke deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim.

 

Afati i fundit për ratifikim është shtyrë disa herë, dhe shefi i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka thënë se Hungaria fillimisht duhet të miratojë në Parlament disa reforma kundër korrupsionit, para se “Parlamenti të trajtojë çështjen e NATO-s”.

 

Opozita hungareze ka kritikuar partinë udhëheqëse Fidesz të Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

 

Orban, aleat i ngushtë i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka insistuar që të mbajë raporte me Moskën, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

 

Përderisa Orban ka dënuar agresionin rus, ai ka refuzuar që të kritikojë presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.

 

Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO./rel

Latest Posts

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

Mos i humbisni

Analistët: “Dashuria” e dy ish-“armiqve të përbetuar”, Kasami-Gashi, akt dëshpërimi dhe shterp!

“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re...

Ra nga lartësia e pemës/ Humb jetën pas 11 ditësh tek Trauma 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.   Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën...

“Princeshë e bukur”, një baladë e bukur nga Aleksander Gjelaj

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë...

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se “po luajnë me zjarr”, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.   Ministri rus...