Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Opinion: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me ne të gjithë

Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh trupat ruse tentojnë të marrin qytetin e vogël në lindje të Ukrainës. Sulmet vijnë nga të gjitha anët, të mbështetuar nga trupa brutale e milicëve, Wagner. Shtëpitë dhe rrugët bombardohen pa mëshirë e pa marrë në konsideratë viktimat civile. Para sulmit rus në Bahmut jetonin 70.000 vetë. Se sa jetojnë sot aty nuk dihet. Ata që kanë qëndruar nuk dorëzohen, por të mbështetur nga trupat ukrainase luftojnë për lirinë. Qytetin e tyre të vogël ata nuk duan t’ia lenë në dorë armikut. Bahmut është kthyer në simbol të rezistencës e guximit të ukrainasve.

Tmerri në qytetet ukrainase

Bahmut ka të bëjë me të gjithë ne. Nuk mund të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në tokën europiane. Vrasje, tortura, përdhunime. Lufta nuk është abstrakte. Në luftë vritet. Popullsia civile bëhet viktimë. Në Bahmut, Butsha, Irpin, Mariupol. Ne gazetarët kemi detyrimin t’i dokumentojmë këto tmere. Në një kohë që duhet të vendosim me maturi, se çfarë duhet të publikojmë. Realiteti brutal nuk duhet zbutur, por në të njëjtën kohë duhet ruajtur dinjiteti i të prekurve. Natyrisht të vazhdojmë të raportojmë, se si popullata civile në zonat e luftës arrin të përballojë jetën nën bombadime të rregullta. Një jetë, në të cilën asgjë nuk është si më parë. Një jetë, ku njerëzit megjithatë dinë të ruajnë momente të forcës e gëzimit.

Zbulimi i informacioneve të rreme

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtërt? Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t’u identifikuar, aq më tepër në kohë lufte. Gazetarët tanë që raportojnë nga Ukraina nuk kanë vetëm një nga punët më të rrezikshme, po duhet të verifikojnë edhe pamje e video së bashku me redaksitë e tyre, të flasin me dëshmitarët, të verifikojnë faktet, të vendosin kontekstin e duhur dhe zbulojnë informacionet e rreme. Përditë ata i hyjnë rrezikut të bëhen vetë viktimë e luftës. Puna e tyre meriton nderimin më të lartë.

Është pikërisht gazetaria e pavarur që u shkakton frikë diktatorëve. Prandaj Putin përpiqet me të gjitha mjetet e disinformimit të pengojë publikimin e së vërtetës në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. As bota, as popullsia ruse nuk duhet të informohet për të vërtetën; sa viktima civile ka kushtuar invazioni rus, apo sa të larta janë humbjet e ushtrisë ruse. Në këtë pikë gënjehet, falsifikohet dhe heshtet për atë që nuk përshtatet me propagandën.

Në kërkim të së vërtetës

Nuk është e lehtë të përballesh me trolet use të internetit për të drejtuar vëmendjen tek ajo që ndodh në të vërtetë. Por përpjekja ia vlen. Sepse e vërteta duhet të dalë në dritë. Për këtë gazetarët e Deutsche Welles dhe të shumë mediave të tjera rrezikojnë shumë. Po ata gjejnë edhe mbështetjen e popullsisë ukrainase. Njeëzit duan që bota ta dijë, se sa viktima i kushton Ukrainës pushtimi rus, që ata po rezistojnë fort kundër trupave ruse në zonat e pushtuara. Ata duan që krimet mizore të agresorëve t’i bëhen të ditura botës, Raportime këto, që në mediat ruse nuk gjejnë pasqyrim.

Kjo luftë është edhe një luftë për të vërtetën dhe interpretimin. Një vit luftë në Ukrainë do të thotë për shumë njerëz luftë dramatike për mbrojtjen dhe lirinë e vendit. Lufta mbrojtëse e ukrainasve meriton mbështetjen e europianëve. Ne gazetarët ofrojmë për këtë informacione të lira dhe të pavarura. Kjo është detyra jonë. Të sqarojmë sfondin pas zhvillimeve, të ofrojmë kontekstin e rëndësishëm dhe të jemi transparent në lidhje me burimet tona. Me qëllim që të gjithë ata që marrin informacionin tonë të krijojnë vetë opinionin e tyre. Për gjendjen në Bahmut dhe në Ukrainë. E për atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është propagandë./Dw

Latest Posts

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Mos i humbisni

Nikollovski: Kavaçevski kreativ, Mickoski bashkëpunues, Ahmeti largpamës!

“Mund të ketë shpresë për Maqedoninë, tregoi takimi i liderëve, për habinë e të gjithëve. Tre liderët e partive më të mëdha politike ranë...

24 vjet nga kapitullimi i Serbisë

ot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria...

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...