Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Nikolovski kthen kohën e “shqiptarëve të ndershëm”!

-Duket ironike, por VMRO-ja, pas tri dekadash të ndërtimit të një shoqërie demokratike, dëshiron të na kthejë në modelet e vjetra, të cilat i mendonim se ishin të harruara. Modele nga e kaluara komuniste, por të pakuptueshme për kohën e sotme, kur një shoqëri plurale kërkon përfaqësim legjitim të qytetarëve dhe komuniteteve etnike, përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, e ajo do të përzgjidhte cilët shqiptarë t’i përfshijë në ekzekutiv!

(Editorial i portalit redakcija.mk)

Kur Gruevski u largua në “ekzil”, disa anëtarë të VMRO-së, të cilët deri atëherë heshtnin, ngritën kokën dhe të cilëve më fund iu çel goja. Morën guximin të kritikonin ish-shefin e tyre, përballë të cilit nuk mund ta të bënin zë gjersa ishte në pushtet. Vetëm në ato “bombat” e famshme, në dy skajet e telit, duke menduar se askush nuk po e dëgjonte, dikush fliste për megalomaninë e Shefit.

Ku e patëm muhabetin? Ndër ata që pas largimit të Gruevskit “morën veten” për të folur se ku gaboi Gruevski, ishte edhe Aleksandar Nikollovski. Dukej se kishte sinqeritet në kritikat e tilla, dukej se disa djem të rinj në udhëheqjen e re të VMRO-së, do të sillnin një frymë dhe një qasje të re, se si do të pastronin me krimet dhe abuzimet e mëparshme, dhe le të jemi të sinqertë, ata lanë përshtypje se ishin të sinqertë në vetëpastrimin e tyre. Por nga lufta e verbër për pushtet, mungesa e ideve apo çfarëdo qoftë tjetër, ajo që po shohim tani me ta, është diçka që e kemi parë tashmë(de ja vue)!

A i ka kapur ndonjë nervozizëm apo frika se mos u rrëshqet trolli nën këmbë, sepse asnjë ide e tyre apo synim nuk ka sukses, gjithsesi, ne shohim disa djem të rinj luftarakë në personazhin e Alakesnadar Nikolovskit të moderuar, i cili as që hezitoi të përmendë luftërat, të shprehë armiqësi, dyshime dhe zhgënjim me shqiptarët, madje duke përmendur një lloj tradhtie ndaj interesave shtetërore.

Mosbesimi i përhapur nga VMRO-ja më në fund është pasuruar nga një ide e re: që qeveritë e ardhshme nuk duhet domosdo të jenë koalicion me ndonjë parti shqiptare, kështu që siç e imagjinon fjalë-ëmbëli Nikolovski, nëse vërtet do t’u duhen, VMRO-ja do të gjejë disa shqiptarë të tjerë. Do të përfshikan ekspertë! Kjo do të thotë, shqiptarët që nuk janë përfaqësues të zgjedhur në votime, por zgjedhjen e tyre e ka bëjë partia e VMRO-së. Ndoshta, sipas “përshtatshmërisë”.

Na vjen keq, por kjo lloj logjike na kthen në kohën e viteve ’80-të, kur forumet politike të asaj kohe kishin nevojë për një lloj shqiptari që do të ngrihej dhe do të fliste kundër interesave të popullit të vet, që do të mbështeste mbylljen e shkollave të mesme në gjuhën e tyre të garantuar me kushtetutë, të cilët do të mbështesin amendamentet kushtetuese që heqin të drejtën e tyre për përdorimin zyrtar të gjuhës së tyre, të cilët do të votojnë për shembjen e rrethojave dhe mureve, do të ngrenë gishtin për të përjashtuar të “paaftët” nga puna, madje do të çonin në burg për mospajtim me linjën politike të KQ!

Duket ironike, por VMRO-ja, pas tri dekadash të ndërtimit të një shoqërie demokratike, dëshiron të na kthejë në modelet e vjetra, të cilat i mendonim se ishin të harruara. Modele nga e kaluara komuniste, por të pakuptueshme për kohën e sotme, kur një shoqëri plurale kërkon përfaqësim legjitim të qytetarëve dhe komuniteteve etnike, përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, e ajo do të përzgjidhte cilët shqiptarë t’i përfshijë në ekzekutiv!Është e qartë se VMRO-ja, me ide të tilla të kthimit në modelet e vjetra dhe të dështuara, ia kalon vetvetes, duke u vetëmashtruar me dëshira koti, duke manipuluar elektoratin dhe qytetarët e saj, duke u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme që kaherë i ka në mendje.
Kjo është edhe një dëshmi se sa larg është e gatshme të shkojë udhëheqja e re VMRO-DPMNE-së.

Por një gjë është e sigurt: koha e shqiptarëve “të ndershëm” është shumë prapa nesh!

Latest Posts

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Mos i humbisni

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...