Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Enver Hasani flet për Nenin 7 të Marrëveshjes, ky do të jetë statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë


Hasani flet për Nenin 7 të Marrëveshjes, ky do të jetë statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar për Gazetën Express paragrafin e dytë të Nenit 7 të Planit Evropian, në të cilën përmendet Statusi i Kishës Ortodokse Serbe brenda shtetit të Kosovës.

Neni 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, të publikuar nga BE-ja, do të thotë se Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Hasani thotë se ky formalizim ka ndodhur me të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.

“Paragrafi dytë i nenit të 7 të Marrëveshjes flet për dy çështje, për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe. Sa i përket të parës, nuk mund të ketë standarde të tjera pos atyre që kanë përdorur shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, në të cilat shtete vepron Kisha Ortodokse Serbe përgjatë shekujve. Në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci ekzistojnë marrëveshje dypalëshe mes këtyre shteteve dhe Kishës Ortodokse Serbe, me të cilat janë rregulluar raportet reciproke mes këtyre shteteve dhe Kishës Serbe. Në disa raste këto marrëveshje janë ratifikuar në parlamentet nacionale. Objekt i këtyre marrëveshjeve ka qenë rregullimi rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në rendet juridiko-kushtetuese nacionale, ku Kishës i garantohet pavarësi dhe autonomi e plotë nga çfarëdo ndërhyrje në organizimin dhe punët e saj të brendshme, por që ndaj shtetit ajo ka detyrime civile dhe në sferën e juridiksionit penal në rastet e shkeljeve ligjore. Pra ka pasur rregullim të marrëdhënieve të shtetit me Kishën Serbe”, tha ai në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express.

Ai tregoi edhe se çfarë do të thotë termi “formalizim” në këtë paragraf të këtij neni.

“Përdorimi i fjalës “formalizim”, ndërkaq, nënkupton që Kisha Serbe konsiderohet se vepron sikur që vepron në territorin e Republikës së Serbisë. Kjo e bën të qartë se, edhe në ndonjë aranzhman eventual rreth rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në Kosovë, nuk do të jetë një rregullim i marrëdhënieve mes Shtetit të Kosovës dhe Kishës Serbe, siç kanë vepruar Bosnja-Hercegovina, Mali Zi dhe Kroacia, por do të jetë thjesht një akt juridik mes Kosovës dhe Serbisë me të cilën pranohet se Kisha Serbe në Kosovë operon njëjtë sikur në Republikën e Serbisë, pa asnjë kufizim. Nuk besoj se ky standard haset dikund në Evropë!”, tha ai.

Hasani, shtoi se ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe është në linjë me standardet evropiane dhe mund të pranohet si formulim pa problem.

“Ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe, për të cilën flet fjalia e fundit e nenit 7 të Marrëveshjes, i përket standardeve evropiane dhe mund të pranohet si formulim, pa problem. Kjo pjesë nuk është kontestuese”, përfundoi Hasani.

Latest Posts

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Mos i humbisni

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...

BDI: Le t’i votojë Mickoski ndryshimet kushtetuese, BDI për integrim në BE del prej Qeverie

Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria. Sipas tyre,...