Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Kodi zgjedhor do të ndryshohet me ose pa VMRO-DPMNE-në!

Mbetet e paqartë nëse ministri i ri i Drejtësisë, Krenar Lloga, do të mund ta formojë përfundimisht grupin punues për ndryshimin e Kodit zgjedhor, gjë që nuk arriti ta bënë Nikolla Tupançevski. Ish-ministri Tupançevski nuk arriti ta bindë VMRO-DPMNE-në që të delegojë përfaqësuesin e saj në grupin punuës. Sipas informacioneve të PRESSonline.mk nga partia më e madhe opozitare, ministri aktual Krenar Lloga do të duhet të presë ose të zvogëlojë grupin e punuës, me qëllim që të mund të formohet edhe pa përfaqësues nga partia e Hristijan Mickoskit.

Jozyrtarisht, siç mëson PRESSonline.mk, LSDM-ja është duke përgatitur ndryshime në Kodin Zgjedhor në pjesën e modelit zgjedhor, që është kërkesë e partisë DOM dhe disa partive tjera më të vogla në pushtet, me qëllim që të fitohet edhe mbështetja e tyre e mëtutjeshme për shumicën aktuale qeverisëse.

“Ditën e dytë pasi kam marrë pozitën e ministrit të Drejtësisë, i kam dërguar letër VMRO-DPMNE-së për delegimin e përfaqësuesit të saj në grupin punues për hartimin e Kodit të ri zgjedhor. Këtë besoj se do ta bëjë edhe partia opozitare për të kompletuar grupin punues dhe për të mbajtur seancën e parë”, ka deklaruar ministri Lloga.
Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në grupet punuese për Kodin Zgjedhor.

“Para se të vendoset diçka, është mirë të dëgjohet se cili është qëndrimi i koalicionit qeveritar, BDI – LSDM dhe të tjerëve nga qeveria për një njësi zgjedhore”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Në anën tjetër, ish-ministri Nikolla Tupançevski disa herë e shtyu afatin për themelimin e këtij organi me shpresën se partia më e madhe opozitare do ta emëronte anëtarin e vet, pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi formimin e grupit të punuës me datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga praktika e mëparshme, ndryshimet në Kodin zgjedhor janë bërë gjithmonë me konsensus të gjerë politik.

Nga Aleanca për shqiptarët për PRESSonline.mk thonë se edhe pas hyrjes në Qeveri nuk ka ndryshim në qëndrimin e tyre që në vend të gjashtë ekzistuese të jenë tetë njësi zgjedhore, duke iu referuar ndarjes së vendit në tetë zona (njësi) zgjedhore. Edhe BDI nuk pranon që të ketë vetëm një njësi zgjedhore, kështu që është e paqartë se si kryeministri Dimitar Kovaçevski do t’i bindë partnerët qeveritarë Ahmeti dhe Taravari për ndryshimin e modelit zgjedhor. BDI mendon se duhet të mbeten gjashtë njësi dhe nëse ka ndryshim, avokon për tri njësi. Ndërsa, nëse eventualisht arrihet një konsensus i përgjithshëm për të pasur një njësi zgjedhore, atëherë ajo duhet të ketë një prag prej 5 për qind.

Latest Posts

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Mos i humbisni

Endriti sjell ” Kantia ” unik në stil e këndim

Pasi kishte mjaft komente pozitive dhe kënga " Esia " u prit mjaft mirë, ai po ecën me hapa të sigurt falë edhe zhanrit...

Rexhepi: Sot u prezantua dokumenti strategjik Programi Operativ Sektorial për Transport për vitet 2024-2027

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ishte pjesmarës në eventin e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me grupin punues...

Analistët: “Dashuria” e dy ish-“armiqve të përbetuar”, Kasami-Gashi, akt dëshpërimi dhe shterp!

“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re...

Ra nga lartësia e pemës/ Humb jetën pas 11 ditësh tek Trauma 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.   Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën...

“Princeshë e bukur”, një baladë e bukur nga Aleksander Gjelaj

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë...