Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

8 Marsi/ Veliaj dhe Manastirliu me nënat me shumë fëmijë: Krenar për reformën e mbështetjes sociale

Në Ditën e Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilluan një takim me nëna me tre apo më shumë fëmijë të mitur. Kryebashkiaku Veliaj tha se programi i mbështetjes për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, është një lajm shumë i mire, si paketë mbështetëse që garanton mbrojtje sociale të barabartë, mirëqenie sociale, mbrojtje të rolit të gruas dhe fuqizimin e saj brenda familjes, duke i vlerësuar maksimalisht ato.

 

“Nuk e mendoja kurrë që do të vinte dita që kur shteti ynë, me kushtet modeste që ka, do jepte një shumë të konsiderueshme për nënat me tre apo më shumë fëmijë. Më vjen mirë që Ogerta e ka çuar përpara reformën me skuadrën e saj. Kur isha në ministri, ne kaluam pensionin social për gjyshet që mbeteshin pa pension sepse s’kishin plotësuar vitet e punës. Fakti që sot, edhe jepet ndihma për nënat me shumë fëmijë, por edhe quhen si vite pensioni, unë besoj se kemi arritur diçka shumë të madhe. Sigurisht, mbi këtë mur duhet të vëmë tulla të tjera, por unë besoj se ajo që Ogerta dhe skuadra kanë bërë sot, vërtet kanë ndërtuar një themel solidariteti”, u shpreh Veliaj.

 

Në fund kreu i Bashkisë tha se dita e sotme është edhe një di reflektimi.

 

Sot është ditë gëzimi dhe feste, por është edhe një ditë reflektimi për të përveshur mëngët, që të mos i harrojmë dhe të kuptojmë se sot, duhet t’I japim dorën dikujt tjetër që po kalon vështirësi. Sot kemi bërë vërtet një progres të jashtëzakonshëm. Të vazhdojmë të ecim përpara, shteti të bëjë të vetën, po pastaj si shoqëri të emancipohemi dhe të luftojmë të gjithë”, tha Veliaj.

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha:

 

“Sot është një ditë ku të gjithë jemi së bashku në shumë aktivitete, për të thënë jo vetëm çfarë kemi bërë, por edhe çfarë do të bëjmë. Duhet të jemi kudo dhe ngado për përkrahur gratë, por mbi të gjitha për të treguar rolin e pazëvendësueshëm të grave në shoqërinë tonë, me shembullin që kemi treguar të gjithë së bashku. Duke qenë se kontribuojmë të gjithë të barabartë në shoqëri, si burra, edhe gra, ne duhet të vijojmë që të mbështesim çdo grua për ta fuqizuar atë, duke filluar nga vajzat në edukim, në arsimim dhe duke i fuqizuar më pas ekonomikisht dhe duke i dhënë mundësinë dhe oportunitetet për të qenë të barabarta”. 

 

Programi i mbrojtjes së veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 000 (njëqind mijë) lekë në muaj, ju mundëson të gjitha nënave të papuna që periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare të njihet si periudhë kontributive sigurimi.

Latest Posts

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Mos i humbisni

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...

BDI: Le t’i votojë Mickoski ndryshimet kushtetuese, BDI për integrim në BE del prej Qeverie

Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria. Sipas tyre,...