Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

DW: Dy çështjet e mëdha që presin zgjidhje në takimin e Ohrit


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bashkuar forcat për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje të përkohshme. Pajtimi në Bruksel për planin franko-gjerman ka lehtësuar një pjesë të punës, megjithatë për çështjet më të ndjeshme pritet zgjidhje në Ohër më 18 mars.

Për këtë takim të radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka raportuar sot Deutche Welle në versionin serbisht përmes një analize të gazetarit Tomas Braj. Siç thuhet në këtë analizë, në takimin e Ohrit duhet të zgjidhen dy çështje, për të cilat është e nevojshme ndryshim pozicioni nga Kurti dhe Vuçiq.

Aleksander Vuçiqit do t’i duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij dhe të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, pa përfshirë OKB-në.

Ndërsa për kryeministrin Albin Kurti në këtë artikull thuhet se duhet të hap rrugën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe pse është kundër krijimit të çfarëdo forme institucionale dhe territorial të këtij komuniteti.

Në këtë analizë të publikuar në mediumin gjerman e gjithë situata shihet si një punë që kërkon aftësi të madhe diplomatike meqë mospajtimet janë shumë të mëdha.

Megjithatë sipas gazetarit të DW vazhdon të ekzistojë skepticizmi bazuar në të kaluarën, se edhe një marrëveshje potenciale në Ohër s’do të ndryshonte situatën dhe problemet reale në terren.

“Pas eksperiencave të dekadave të kaluara me politikën perëndimore ndaj Ballkanit, ekziston frika se mund të arrihet edhe një herë një kompromis në të cilin secili të gjejë interesat e tij, por që nuk ndryshon asgjë kur bëhet fjalë për problemet reale”, shkruhet në këtë artikull.

Sipas gazetarit gjerman, Brukseli dhe Washingtoni duhan që ta zgjidhin përfundimisht problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak pritet që gjatë kësaj jave të udhëtojë në Prishtinë dhe Beograd ku do të takohet me Kurtin dhe Vucicin. Siç ka konfirmuar vetë ai, në këto takime do të diskutojë për Aneksin e Implementimit.

Në një bisedim për Atlantic Council, Lajçak ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përgatisin propozimet e tyre realiste për Aneksin e Implementimit të bazuara në dokumentin që BE-ja ua ka dhënë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Latest Posts

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

Mos i humbisni

Rexhepi: Sot u prezantua dokumenti strategjik Programi Operativ Sektorial për Transport për vitet 2024-2027

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ishte pjesmarës në eventin e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me grupin punues...

Analistët: “Dashuria” e dy ish-“armiqve të përbetuar”, Kasami-Gashi, akt dëshpërimi dhe shterp!

“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re...

Ra nga lartësia e pemës/ Humb jetën pas 11 ditësh tek Trauma 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.   Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën...

“Princeshë e bukur”, një baladë e bukur nga Aleksander Gjelaj

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë...