Aksidenti i rëndë në Tiranë/ Ndërron jetë edhe drejtuesi i Audi-t, 20-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra (EMRI)

Ka ndërruar jetë Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që ishte drejtues i “Audi-t” që ra nga mbikalimi i Saukut.

 

Policia njofton se i riu humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marrë.

 

Në total, numri i viktimave nga aksidenti i rëndë ka shkuar në 3.

 

Klevis Ruçaj ka qenë së bashku me dy vajza në makinë, të cilat humbën jetën menjëherë në vendngjarje.

 

Ndërkohë që në spital po marrin trajtim tre persona të tjerë, që ishin në makinën Hyndai.

 

Ata u dëmtuan, pasi “Audi” u ra në pjesën e përparme të mjetit.

 

Tiranë/Informacion shtesë

 

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

 

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.