Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Raporti i OKB për drogën: Bandat shqiptare rol të rëndësishëm në Itali, Holandë dhe Angli

 

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord, si pasojë e rritjes së madhe të kërkesës pas përfundimit të izolimit për shkak të pandemisë. Ky është përfundimi që ka arritur një raport i ri i Kombeve të Bashkuara në lidhje me prodhimin dhe trafikimin e kokainës.

 

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit me 35% midis  vitit 2021 dhe 2022 , një shifër kjo  rekord.

Në raport  përmendet më shumë se 30 herë emri  Shqiperi ose shqiptar , duke i vënë një rol shumë të madh grupeve kriminale shqipfolëse në tregun botëror të drogës.

 

Raporti thotë se nga Holanda shpërndahet kokaina drejt vendeve të tjera evropiane dhe bandat shqipfolëse duket se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, sidomos në trafikimin drejt Shqipërisë dhe Italinë. Një destinacion tjetër i rëndësishme është ai i Mbretërisë së Bashkuar, ku është vlerësuar se grupet shqipfolëse  ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm në treg.

 

Përveç epiqendrave tradicionale, baza të reja trafiku janë hapur në  edhe në Afrikën perëndimore dhe qendrore. Po ashtu theksohet  se trafikantët po përdorin gjithmonë e më shumë shërbimet postare ndërkombëtare për të dërguar produktin e tyre te konsumatori.

 

Tregjet më të mëdha për kokainën mbeten Europa dhe Amerika e Veriut, të ndjekur nga Amerika e Jugut, ajo Qendrore dhe Karaibet.

 

Kolumbia ende dominon rrugët e trafikut, edhe pse ato europiane janë zhvilluar. Gjithashtu raporti zbulon se grupet kriminale meksikane dhe ato ballkanike, ku hyjnë edhe ato shqiptare, janë afruar edhe më shumë me qendrat e prodhimit, për të fituar akses te furnizimi me kokainë.

 

Ndërsa në  Ukrainë tregu i kokainës ishte duke u rritur, por që nga nisja e pushtimit rus shkurtin e vitit të kaluar, kërkesa ka rënë ndjeshëm.

Latest Posts

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Mos i humbisni

Aksidentohen turistët, shpëtojnë mrekullisht dy personat që ndodheshin në automjet

Dy turistë të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit janë aksidentuar në fshatin Xibër – Hane.   Mjeti me të cilin ata udhëtonin...

Editorial/ Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”....

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që...