Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Ademi – Ludva:  Çekia mbështetje për eurointegrimet tona

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, pati takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jarosllav Ludva.

Në takim, Ademi e përshëndeti angazhimin e shtuar të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e progresit dhe përgatitjeve tona për anëtarësim në BE, siç dëshmoi edhe vizita e sotme në vendin tonë nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borrell.

Me këtë rast, Ademi e theksoi nevojën për votim sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, me çka do të nevojitet shumicë prej dy të tretave, për të cilën momentalisht negociohet me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend. Por theksoi se duhet të merret parasysh se më tej, do të kërkohet shumicë prej dy të tretave për miratimin e detyrimeve tjera që dalin nga Korniza jonë Negociuese.

Në këtë kontekst, theksoi se Kuvendi, në fund, sigurisht që do të duhet t’i miratojë amendamentet në Kushtetutë, me futjen e bashkësive bullgare, por edhe malazeze, kroate dhe të tjera që jetojnë në vend.

Çdo prolongim, do të thotë humbje kohe dhe humbje e momentumit pozitiv për fillimin e negociatave në BE.

Ambasadori Ludva përsëriti mbështetjen çeke për proceset tona evrointegruese, si dhe gatishmërinë e vendit të tij për t’i ndarë përvojat çeke.

Latest Posts

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Mos i humbisni

24 vjet nga kapitullimi i Serbisë

ot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria...

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...