Urdhër-arresti për Putin/ Zelensky: Vendim historik që do të çojë në përgjegjësi historike

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Zelensku vlerësoi këtë vendim dhe shtoi se ky është një rast që ka perspektiva real.

 

“Sot kemi një vendim të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare. Në një rast që ka perspektiva reale”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës të premten. “Ky është një vendim historik që do të çojë në përgjegjësi historike.”

 

Presidenti ukrainas tha se hetimet e vendit të tij sugjeruan gjithashtu se Kremlini kishte përfshirje të drejtpërdrejtë në dëbimin e detyruar të fëmijëve në Rusi.

 

“Në procedimin penal që po hetohet nga oficerët tanë të zbatimit të ligjit, tashmë janë regjistruar më shumë se 16,000 raste të dëbimit të detyruar të fëmijëve ukrainas nga okupatori. Por numri real, i plotë i të dëbuarve mund të jetë shumë më i lartë,” tha ai. Një operacion i tillë kriminal do të ishte i pamundur pa urdhrin e liderit më të lartë të shtetit terrorist”, shtoi ai.

 

Deri më tani, zyrtarët ukrainas kanë mundur të kthejnë 300 fëmijë që ishin dëbuar me forcë në Rusi.