Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Bujqit kërkojnë mbulimin e shpenzimeve nëse ngrihen çmimet e perimeve

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se çmimet e pemëve dhe perimeve po rriten në mënyrë të pakontrolluar në periudhën para festave, andaj konsiderojnë se paralajmërimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve duhet të zbatohet sa më parë në mënyrë që të mund të planifikojnë shpenzimet.

Aktualisht, në treg një kilogram qepë ka arritur në 80 denarë (1.3 euro), një kilogram tranguj kushton 100 denarë ose 1.6 euro, ndërsa një kilogram domate shitet 140 denarë (2.2 euro).

“Çmimet duhet ngrirë pasi e shihni sa e shtrenjtë është bërë gjithçka, çmimet janë shumë të larta. Për të përgatitur diçka speciale gjatë festave as që bëhet fjalë”, thotë Kërste Nedellkovski, pensionist.

“Gjithsesi kjo është praktikë që ndodh në vendin tonë, sa herë ka festa, rriten çmimet. Ndërkohë që tregtarët duhet të jenë më tolerantë para festave dhe t’i ulin çmimet dhe jo t’i rrisin. Shpresoj që vendimi i Qeverisë të sjellë efekte pozitive, megjithëse vlerësoj se është i vonuar”, thotë Linda, e cila punon si administratore.

Bujqit thonë se nuk janë kundër ngrirjes së çmimeve, por nënvizojnë se nëse ky vendim hyn në fuqi, në atë rast shteti duhet t’i mbulojë shpenzimet e prodhimit të cilat kanë shënuar rritje të theksuar për shkak të inflacionit.

Pero Stojkovski, kryetar i Asociacionit të Bujqve në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngrirja e çmimeve nuk guxon të mbetet barrë e bujqve pasi ata edhe ashtu mezi mbijetojnë për shkak të shpenzimeve të larta për kultivimin e prodhimeve bujqësore.

Ai thekson se duhet intervenuar në uljen e çmimit të repomaterialeve që janë të nevojshme në sektorin e bujqësisë.

“Mund të na lejohet neve si bujq që të sigurojmë repromaterialet me një çmim më të volitshëm nga jashtë vendit. Me këtë do të ulet dhe kostoja e prodhimit, pasi këtu ka monopol për sa i përket importit të repromaterialeve, të cilat ne si bujq i sigurojmë përmes tregtarëve, kurse ne nuk kemi të drejtë t’i sjellim vetë”, thotë Stojkovski.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të martën ka nënvizuar se me shumë gjasë në mbledhjen e 29 marsit të Qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike dhe se brenda javës do të ngrihen edhe çmimet e disa pemëve dhe perimeve”.

“Sot ekipi im është duke punuar. Me shumë mundësi çmimet e më shumë se pesë apo gjashtë produkteve bujqësore do të ngrihen gjatë kësaj jave. Jemi në pritje të analizave nga Drejtoria doganore për çmimet e importit të tregtarëve për të parë se sa është dallimi në marzhë”, tha Bekteshi.

Përderisa nga Ministria e Bujqësisë kanë njoftuar se tashmë kanë përgatitur një analizë të detajuar për çmimin e prodhimeve bujqësore, me theks pemët dhe perimet dhe të njëjtën e kanë dorëzuar te Ministria e Ekonomisë.

Nga kjo ministri kanë theksuar se po i ndjekin shpenzimet që bujqit i kanë për prodhim dhe sipas kësaj analize, po krijojnë masa për mbështetjen e prodhimit vendas.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ngrirjen e çmimit të bukës, makaronave, qumështit dhe disa produkteve të tjera, i cili do të jetë në fuqi deri më 31 maj.

Kurse, vendimi i fundit për ngrirje të çmimit të vezëve dhe orizit vazhdon vetëm deri më 30 prill, aq sa zgjasin festat, ajo e Pashkëve dhe Ramazanit, kohë kur rritet konsumi i këtyre produkteve.

Në Maqedoninë e Veriut sektori i bujqësisë bashkë me industrinë e përpunimit të ushqimit merr pjesë me 18 për qind në Bruto Prodhimin e vendit, duke përfshirë 10 për qind të numrit të të punësuarve në vend.

Latest Posts

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Mos i humbisni

Situata në veri të Kosovës/ Grubi fton autoritetet kosovare për kordinim me BE dhe SHBA për dialogun

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje...

Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në...

Flet drejtori Sulejmani: Me grafën e etnitetit po vendosim rregull, larg keqpërdorimeve (Video)

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amë, Emir Sulejmani në një intervistë për Indeks.mk flet mbi grafën e vendosjes së etnitetit në dokumentet...

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...