Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet kushtetuese, kështu vlerëson analisti politik Besim Nebiu.

“Se a do të jetë koalicioni qeveritar mburojë ndaj tentimit rus, do të tregojnë dy ngjarje: 1. A do të arrijë të bind deputetë opozitar ta përkrahin ndryshimin e Kushtetutës dhe zhbllokimin e negociatave. 2. A do të arrijë ta fiton opozitën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ta vazhdojë qeverisjen e vendit. Sipas meje gjasat janë 50-50% për të dyja”, deklaroi Nebiu për Indeks.mk

Në anën tjetër Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë thotë se nëse do të jetë “Fronti për Europë” barrikadë ndaj zgjerimit të ndikimit rus në RMV do të varet shumë prej suksesit të subjekteve politike të kyçura në këtë front për të avancuar agjendën e integrimeve në BE.

“Kjo agjendë, përveç ndryshimeve kushtetuese që janë kusht për të vazhduar negociatat e filluara për anëtarësim në BE, nënkupton sidomos reformat e thella sistemore dhe luftën kundër korrupsionit. Vetëm me veprime konkrete të cilat do të tregojnë rezultate të prekshme për qytetarët, mund të parandalohet ndikimi rus, i cili shfrytëzon ngecjet për të rritur ndikimin te një pjesë e qytetarëve ne vend”, deklaroi Saraçini për Indeks.mk

Ndryshe, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti javën që e lamë pas mblodhi Këshillin e përgjithshëm të partisë, pikërisht për të diskutuar për nismën “Fronti për Europë” e cila ka për qëllim që të përshpejtojë rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Nisma e zotit Ahmeti do të tuboi rreth vetes të gjitha forcat progresive pro-evropiane dhe pro-amerikane në vend me qëllim që të arrihet konsensus politik për ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugëtimit evropian të vendit. Disa parti politike, përfshirë edhe partinë më të madhe politike maqedonase në vend LSDM-në tanimë veç kanë përqafuar këtë nismë.

“Tema ka qenë mjaftë atraktive, ‘Fronti për Europë’ dhe është moment i rëndësishëm jo vetëm për BDI por edhe për gjithë qytetarët e RMV që ky front të zmadhohet, ky front edhe të jetësohet sepse shërbim më të mirë qytetarëve të RMV-së asnjëherë nuk mund të ju bëjmë përveç se me anëtarësimin e vendit tone në BE”, ka deklaruar Ahmeti.

Latest Posts

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...

Mos i humbisni

Analistët: “Dashuria” e dy ish-“armiqve të përbetuar”, Kasami-Gashi, akt dëshpërimi dhe shterp!

“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re...

Ra nga lartësia e pemës/ Humb jetën pas 11 ditësh tek Trauma 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.   Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën...

“Princeshë e bukur”, një baladë e bukur nga Aleksander Gjelaj

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë...

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se “po luajnë me zjarr”, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.   Ministri rus...