Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish...

Grubi në Opinion komenton situatën në Kosovë dhe nevojën e kordinimit me SHBA

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri...

Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë euro shtesë mbështetje ushtarake në Ukrainën.

 

Komisioni për Buxhet i Bundestagut gjerman dha dritën e gjelbër më 29 mars për shpenzimet e pabuxhetuara.

 

Financimi shtesë përfshin 3.2 miliardë euro që do të disbursohen në vitin 2023, dhe linja krediti për periudhën 2024 -2032 që arrijnë vlerën në rreth 8.8 miliardë euro.

 

“Me paratë, Ukraina mund të blejë drejtpërdrejt armatim me mbështetjen e qeverisë gjermane”, thanë në një deklaratë tre politikanë që përfaqësojnë Qeverinë në këtë komision.

 

Një muaj më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

 

Të hënën, Gjermania ia ka dorëzuar Ukrainës 18 tanke Leopard 2 – që cilësohet si “tanku më i mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

 

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

 

Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams./rel

Latest Posts

Do organizonin atentat në Berat, arrestohet një nga tre personat e shpallur në kërkim

Kapen njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat. Në prangat...

Ukraina akuzon Rusinë për bllokim të marrëveshjes për drithëra

Ministria e Rinovimit dhe Infrastrukturës së Ukrainës tha më 1 qershor se marrëveshja për eksportin e grurit, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është ndërprerë sërish...

Grubi në Opinion komenton situatën në Kosovë dhe nevojën e kordinimit me SHBA

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi thotë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është konsultuar me qeverinë maqedonase për zhvillimet në veri...

Mos i humbisni

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...