Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

Qeveritë e Evropës Lindore, thirrje kompanive të teknologjisë të luftojnë dezinformimin

Ukraina dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje kompanive më të njohura të teknologjisë në botë që të veprojnë për të luftuar në platformat e mediave sociale dezinformimin nga fuqitë armiqësore. Sipas tyre, fushatat dezinformuese minojnë paqen dhe stabilitetin.

 

Në një letër të hapur të nënshkruar nga kryeministrat e 8 shteteve thuhet se platformat e teknologjisë, si Facebook, e zotëruar nga kompania ombrellë Meta, duhet të ndërmarrin hapa konkretë si refuzimi i pagesave nga individë ndaj të cilëve jane vendosur sanksione, apo ndryshimi i algoritmeve në mënyrë të tillë që të jetë në plan të parë saktësia e informacionit, jo nxitja e përdoruesve për të komentuar.

 

Manipulimi i informacionit të huaj dhe ndërhyrja, përfshirë dezinformimin, po përdoret për të destabilizuar vendet tona, për të dobësuar demokracitë tona, për të penguar anëtarësimin e Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe për të dobësuar mbështetjen tonë për Ukrainën përballë sulmit të ndërmarrë nga Rusia, thuhet në letër.

 

Kompanitë e mëdha të teknologjisë duhet të jenë vigjilente dhe të bëjnë rezistencë, në mënyrë që të mos përdoren për avancimin e qëllimeve të tilla. Ato duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar që platformat e tyre të mos përdoren për të përhapur propagandë ose dezinformimin që përkrah luftën, justifikon krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit ose forma të tjera të dhunës”, shkruhet gjithashtu në letër.

Letra u nënshkrua nga kryeministrat e Ukrainës, Moldavisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë dhe u shpërnda nga zyra e kryeministrit çek Petr Fiala.

 

Kompania Meta tha se kishte forcuar kapacitetet e saj për kontrollin e fakteve në Evropën Lindore dhe kishte ndërmarrë një sërë hapash të tjerë për të luftuar përhapjen e dezinformimit në lidhje me luftën në Ukrainë si dhe për të ulur përhapjen e informacionit të prodhuar nga media të kontrolluara nga shteti rus.

 

Ne nuk po lejojmë keqinformimin kur ka të ngjarë të shkaktojë dëm ose dhunë dhe po punojmë me partnerë të pavarur mbi kontrollin e fakteve për të ekpozuar pretendimet e tjera të rreme,” tha një zëdhënës.

 

Ne gjithashtu po kufizojmë qasjen e përdoruesve në Europë dhe Ukrainë, tek mediat ruse RT dhe Sputnik dhe po shtojmë njoftime sinjalizuese në çdo postim në Facebook që përmban lidhje me faqet e internetit të këtyre mediave, në mënyrë që njerëzit ta dinë përpara se t’i klikojnë ose t’i shpërndajnë këto postime. Ne po vazhdojmë konsultimet me qeveritë në Evropën Qendrore dhe Lindore për të trajtuar këtë çështje“, shtoi ai.

Shoqata e Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve (CCIA), anëtarë të së cilës janë ndër të tjera dhe kompani si Meta, Twitter dhe Google GOOGL.O, tha se ka mbështetur masat për të luftuar dezinformimin, siç është Akti Europian për Shërbimet dhe Tregjet Digjitale.

 

Ne besojmë se zbatimi i duhur i këtij akti, i gërshetuar me Kodin e Praktikës mbi Dezinformimin të Bashkimit Europian që është rishikuar së fundmi, është thelbësor për të forcuar luftën kundër dezinformimit, tha për agjencinë Reuters, Christian Borggreen, Zëvendës President dhe Drejtues i Shoqatës së Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve.

 

Një zëdhënës i qeverisë çeke nuk iu përgjigj menjëherë pyetjes se kush e ka marrë letrën deri tani.

 

Në letër thuhej se përcaktimet e algoritmit duhet të jenë më transparente dhe publiku duhet të njihet me politikat e platformave të këtyre mediave sociale si dhe zbatimin e tyre.

 

Po ashtu thuhet se këto platforma duhet të angazhojnë fonde dhe personel të mjafteshëm për të shmangur përhapjen e përmbajtjeve ekstreme, për të adresuar rrezikun në rritje të lajmeve të rreme dhe dezinformimit të krijuar nga inteligjenca artificiale.

 

Kjo është një thirrje për veprim sepse manipulimi i informacionit të huaj dhe ndërhyrja, duke përfshirë fushatat e dezinformimit përbëjnë një kërcënim për demokracinë, stabilitetin dhe sigurinë kombëtare. Kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë fuqinë të jenë aleatë jetik në përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar këto fushata ” shkruhet në letër./ VOA

Latest Posts

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit” dhe Hristijan Mickoski. Të dy...

Mos i humbisni

Editorial/ Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”....

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që...

Nesër në Shkup, Ali Ahmeti shënon 21 vjetorin e BDI-së

Më 5 qershor (nesër) Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie. Nëpërmjet një postimi në...