4 prilli historik po afrohet/ Të martën vendoset gurë-themeli i Korridorit 8-të

Data e 4 prillit do ë jetë historike për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm. Pikërisht më 4 prill, do të fillojë të matet koha dhe do të nisin akrepat e lidhjes së shqiptarëve të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Në datën e lartë-përmendur do të hidhet gurë-themeli i rrugës kombëtare, rrugës ekonomike, rrugës së ëndrrave të shqiptarëve.

Më 4 prill do të vihet themeli i Korridori 8, projekt ky që do të realizohet nga konzorciumi amerikano-turk, Bechtel -Enka.

Ky projekt mund të cilësohet si projekti më i madh që nga historia e pavarësisë së Maqedonisë dhe kap vlerën mbi 1.3 miliard euro.

Bëhu edhe ti pjesë e kësaj date historike, duke shpërndarë paralajmërimin e duke marrë pjesë në ceremoninë e gurthemelit të projektit gjigand për shqiptarët. Mos harro me 4 Prill nisin akrepat për lidhje të shqiptarëve.