
Një aksident me pasojë vdekjen është regjsitruar këtë të dielë në Tiranë.
Policia raporton se ngjarja është shënuar në Astir, ku një automjet ka përplasur personin ende të paidentifikuar.
Ky i fundit nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.