Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Kievi kritikon marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia

Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi sot një raport të përditësuar të zbulimit, ku tha se se një “numër i konsiderueshëm” i rreth 200 mijë vdekjeve nga radhët e ushtrisë ruse nga fillimi i sulmi të saj në Ukrainë, nuk është shkaktuar nga lufta, por nga konsumimi i tepërt i alkoolit, aksidentet rrugore dhe hipotermia.

 

Ndërkohë, Kievi dënoi marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Rusia dhe paralajmëroi se një kundërofensivë e ushtrisë së saj mund të fillojë në çdo kohë.

 

“Komandantët rusë e identifikojnë abuzimin me alkool si një nga elementët më të dëmshëm për efektivitetin e ushtarëve në luftë”, thuhet në raportin e përditësuar të ministrisë britanike të Mbrojtjes.

 

Raporti thekson se kjo prirje është e përhapur gjerësisht në shoqërinë ruse, prandaj është pranuar në heshtje në përditshmërinë e ushtrisë, qoftë edhe gjatë operacioneve luftarake.

 

Gjetjet vijnë mes pritshmërive për një kundërofensivë të ushtrisë ukrainase të planifikuar për në pranverë

 

Ministri i Mbrojtjes në Ukranë, Oleksi Reznikov tha javën që shkoi se kundërofensiva mund të fillojë në çdo kohë.

 

Sipas agjencisë Associated Press, Kievi po përgatitet për një luftë të gjatë, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po angazhohet për të mbajtur të motivuar trupat dhe civilët.

 

Rusia, udhëheqësi i së cilës akuzohet për krime lufte, të shtunën mori drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë që shkaktoi zemërim në Ukrainë.

 

Presidenti Zelenskyy e quajti këtë një veprim absurd dhe shumë të dëmshëm.

 

“Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo dëshmon dështimin e plotë të institucioneve të tilla”, tha ai.

 

Kryesuesi i organit më të lartë të sigurisë së OKB-së ndryshohet çdo muaj.

 

Hera e fundit që Moska drejtoi atë ishte shkurti i vitit 2022, kur trupat e saj nisën sulmit e plotë kundër Ukrainës.

 

Zoti Zelenskyy tha se është koha për rishikim të institucioneve botërore, përfshirë Këshillin e Sigurimit.

 

“Duhet një reformë, e cila padyshim që është e vonuar, për të parandaluar që një shtet terrorist të shkatërrojë paqen. Terroristët duhet të humbasin dhe duhet të mbahen përgjegjës për terror”, tha ai.

 

Rreth 400 ditë pas fillimit të luftës, e cila ka shkaktuar mijëra viktima, ka shkatërruar qytete dhe ka detyruar miliona civilë ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre, Rusia kontrollon disa pjesë të territorit të Ukrainës, ndërsa vazhdon me sulmet e saj në lindje.

 

Të hënën, Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë një paketë të re të ndihmave ushtarake, në vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh për Kievin, e cila mund të përfshijë radarë të vëzhgimit ajrorë dhe raketa antitankë./VOA/

Latest Posts

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...

Hill: Kemi probleme shumë thelbësore me Kurtin

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Uashingtoni ka “disa probleme shumë thelbësore” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.   Në një intervistë për Zërin...

Mos i humbisni

Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e...

5 milionë denarë për dokumentacionin teknik për kanalizimin fekal, atmosferik dhe stacionin filtrues në komunën e Bogovinës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Bogovinës sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndarjen e 5 milionë denarë për realizimin e...

Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori

Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më...

BDI: Le t’i votojë Mickoski ndryshimet kushtetuese, BDI për integrim në BE del prej Qeverie

Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria. Sipas tyre,...