Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Skandal/ Nuk la xhami pa vizituar për sevape, por lë në pikun e Ramazanit pa ujë lagjen 146!

“Ujë nuk kemi, mbushim në mal, sistemi i vjetër nuk ka ujë, sistemi i ri ende nuk është përfunduar. Presim të shohim se a do ta rregullojnë. Detyrohemi të mbushim ujë me shishe plastike që të kemi ujë për pije. Poashtu mungon edhe uji higjienik për pastërti, ky është një problem i vjetër dhe ende nuk është zgjidhur”, thonë banorë të kësaj lagje.

Banorët e lagjes 146 në Tetovë vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Ky problem i tyre nuk është zgjidhur vite me radhë. Hallet dhe telashet e këtyre banorëve nuk kanë fund, sepse ata detyrohen të mbushin ujë në vende tjera të largëta. Detyrohen që me shishe plastike të mbushin ujë edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Krahas kësaj, ata kanë mungesë edhe të ujit teknik për nevoja higjienike. Banorët e kësaj lagje kanë marrë shumë pretime nga autoritetet e Komunës së Tetovës se ky problem do të zgjidhet. Kësisoji, qindra banorë të lagjes “146” në Tetovë, të cilët ndër vite përballen me mungesë të ujit të pijshëm, detyrohen që në forma të ndryshme – të sigurojnë ujë duke e ruajtur nëpër vende jo adekuate dhe kjo shpeshherë ka bërë që banorët të përfundojnë në repartin e sëmundjeve infektive për shkak të ndotjes së ujit me bakterie.

“Ujë nuk kemi, mbushim në mal, sistemi i vjetër nuk ka ujë, sistemi i ri ende nuk është përfunduar. Presim të shohim se a do ta rregullojnë. Detyrohemi të mbushim ujë me shishe plastike që të kemi ujë për pije. Poashtu mungon edhe uji higjienik për pastërti, ky është një problem i vjetër dhe ende nuk është zgjidhur”, thonë banorë të kësaj lagje.

Problemi disavjeçar në këtë lagje është se rezervuari për këtë lagje nuk është lidhur me filterstacionin në fshatin Lisec. Banorë të kësaj lagje disa herë janë ankuar se politikanët kur vjen koha e zgjedhjeve u kërkojnë votat dhe premtojmë, por pas zgjedhjeve lihen në harresë. Në ndërkohë, kryetari Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, thotë se punohet që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Ne kishim takim me investitorin që realizon punët e ujësjellësit nga fshati Lisec deri tek bazeni ku akumulohet uji. U dakorduam që të vazhdojnë me punët edhe besoj se shpejtë do të mbyllen punët që të lidhet edhe lagjja 146 edhe të mund të furnizohen banorët me ujë të pijshëm”, tha kryetar Bilall Kasami. Kjo lagje ka mbi 700 banorë, të cilët ndër vite krahas problemeve infrastrukturore, poashtu përballen edhe mungesën e ujit të pijshëm. (koha.mk)

Latest Posts

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Mos i humbisni

24 vjet nga kapitullimi i Serbisë

ot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria...

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...