Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

The Guardin: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të rishkruajë historinë

Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë nisur betejën e tyre të fundit me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë të Holandës.

Më saktësisht, artikulli i dedikohet ekskluzivisht ish-eprorit politik të UÇK-së dhe presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ngase ai bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndër të tjera, gazeta britanike përshkruan ngjarjet historike të luftës së fundit në Kosovë, rolin e Thaçit në shtetndërtimin e Kosovës, bashkëpunimin e tij me politikanë si Tony Blair and Madeleine Albright, deri tek arrestimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Ai u dallua mes kolegëve të tij komandantë për inteligjencën dhe besimin e tij, duke përfaqësuar më vonë UÇK-në në negociatat e dështuara të paqes në Rambuje, Francë, në fillim të vitit 1999 që i paraprinë ndërhyrjes së NATO-s në konflikt”, shkruan “The Guardian”.

Nëse gjyqi në Hagë është goditës, shkruan tutje gazeta, kjo është për shkak se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë u përkufizua si një përgjigje ndaj krimeve të rënda të luftës, jo më pak e masakrës së Raçakut nga forcat serbe në janar 1999, e cila ripërcaktoi shtrirjen e ndërhyrjes ushtarake mbi baza humanitare.

Për disa, duke përfshirë diplomatët perëndimorë, të cilët u ballafaquan me Thaçin dhe komandantët e tjerë të UÇK-së, siç kujtojnë ata, mbështetja perëndimore ishte një zgjedhje – rreshtimi i interesit në Londër dhe Uashington me UÇK-në kundër Sllobodan Millosheviç-it në Beograd.

“E gjitha kishte të bënte me heqjen qafe të Millosheviç-it dhe një riorganizim pas prishjes për mungesën e mbështetjes për Bosnjë-Hercegovinën”, kujton një zyrtar që takoi Thaçin gjatë luftës, përcjellë “The Guardian”.

Thaçi, kujton më tej ish-zyrtari, kishte “një aurë autoriteti”, por nuk arriti ta rikrijonte plotësisht veten si një politikan i pavarur, siç u kërkua nga disa prej admiruesve të tij politikën perëndimorë, prandaj, sipas autorit të artikullit, gjyqi do të rishkruajë historinë e luftës çlirimtare.

“Në vend të kësaj, ai mbeti në përçmim të kolegëve të tij të vjetër në komandën e përgjithshme të UÇK-së, zgjedhje që përfundimisht do ta linin atë të pambrojtur ndaj ndjekjes penale pasi pyetjet e paqarta u shfaqën në dekadën pas luftës në lidhje me të dhënat e vetë UÇK-së”.

Me nisjen e gjyqit në prill të këtij viti ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, pretendimet e Dick Marty-t për trafikim organesh nuk u panë brenda aktakuzës. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar që ato çfarë thuheshin në raport t’i përkthejë në një aktakuzë, kujton “The Guardian”.

“Ndërsa çështja ka vazhduar në gjyq me një ritëm thuajse të akullt, me Kosovën nën presion nga ish-mbështetësit e saj perëndimorë për të dorëzuar Thaçin dhe kolegët e tij të pandehur, pretendimet më të habitshme nga raporti i Marty-t – se viktimat u vranë dhe u morën organet – janë zhdukur nga procedurat”.

Prokurori i Specializuar, Alex Whiting, në deklaratën e tij hyrëse tha se të akuzuarit janë “personalisht përgjegjës” për krimet që iu ngarkohen, duke pretenduar se UÇK-ja ishte një ushtri me hiearki të mirëorganizuar dhe me strukturë funksionale dhe në krye të kësaj strukture ishte Shtabi i Përgjithshëm.

Nëse kjo ka të ngjarë të jetë një çështje e vështirë për t’u zgjidhur ndërsa vazhdon gjyqi, kjo është për shkak se edhe ata që patën mundësinë të vëzhgojnë Thaçin dhe UÇK-në nga afër, mbeten, të pasigurt se sa autoritet kishte Thaçi në periudha të ndryshme gjatë luftës dhe sa në qendër ishte organizuar UÇK-ja.

“Ai ishte një oportunist,” kujtojnë diplomatët perëndimorë për “The Guardian”. “Ai ka qenë pjesë e strukturës komanduese, por ka pasur shumë rivalitete në nivel lokal. Pyetja është, çfarë kontrolli kishte ai dhe në çfarë mase e përdorte atë?”.

Latest Posts

Biden: Mbështetja e SHBA për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

“Mbështetja e popullit amerikan për Ukrainën nuk do të zbehet. Ne gjithmonë mbështesim demokracitë. Gjithmonë.” Kështu deklaroi Joe Biden ne nje konference per shtyp...

Endi Demneri vajza më e bukur shqiptare; Miss Universe Albania & Kosova dhuron emocione të forta

Endi Demneri fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2023!   Bukuroshja nga Tirana fitoi spektaklin e madh të bukurisë organizuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe...

Mos i humbisni

Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, sot, në pikëpagesën Tetovë-Gostivar, do të merr pjesë...

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...