Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Anëtari i Bordit të RTK’së pëlqen postimin ku bëhet thirrje për arrestimin e Valon Sylës


Anëtari i Bordit të RTK’së, Biroll Urcan, e ka pëlqyer një postim në rrjetin social Facebook, ku bëhet thirrje për arrestimin e gazetarit Valon Syla, raporton Express.

Në këtë postim bëhet thirrje që Syla “të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit”.

“Çmenduri e prokurorisë dhe gjykatës. Në vend se Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit e sulmuesit e tij të dënohen për sulm fizik, gjykata paska lënë të lirë Valonin ndërsa sulmuesit e tij qenkan dënuar për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”. O prokuror idiot, e gjykatës idiot, urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, kurse sulmuesit nuk e kanë nxitur por e kanë shprehur mosdurimin në mënyrë të palejueshme ndaj urrejtjes që ka nxitur pikërisht viktima e tyre. Këtu të dy palët duhet të jenë në burg. E me qenë krejt puna paq, prokurorit e gjykatësit ish dashtë me iu marrë diploma”, është postimi i Nexhmedin Spahiut, që e ka pëlqyer anëtari i Bordit të RTK’së.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

Syla paraprakisht ishte në emisionin Pressing në T7, ku është analist. Temë diskutimi ishte debati që ka shkaktuar nisja e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale Hagë..

Sulmin e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, por edhe organizata më e madhe e gazetarëve në Europë.

Latest Posts

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Mos i humbisni

Situata në veri të Kosovës/ Grubi fton autoritetet kosovare për kordinim me BE dhe SHBA për dialogun

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje...

Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në...

Flet drejtori Sulejmani: Me grafën e etnitetit po vendosim rregull, larg keqpërdorimeve (Video)

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amë, Emir Sulejmani në një intervistë për Indeks.mk flet mbi grafën e vendosjes së etnitetit në dokumentet...

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...