Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Flet avokati i të dyshuarit për vrasjen e nënës, thotë se klienti i tij duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik


Flet Asdren Mekaj avokati i të dyshuarit për vrasjen e nënës, thotë se klienti i tij duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj U.H, i cili dyshohet se mbrëmë në Pejë vrau nënë e tij.

Asdren Mekaj, avokati mbrojtës i të dyshuarit, për Klankosova.tv tha se e ka kundërshtuar këtë vendim, sepse siç u shpreh ai, klienti i tij duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik.

“Meqë jemi në fazën fillestare ku organet e hetuesisë akoma nuk kanë kryer punën e tyre, unë do përmbahem nga diskutimi i mëtejme i çështjes, deri në një fazë tjetër”.

“Ajo që ndodhi sot është procedure standarde në secilin rast, pra Prokuroria kërkoi masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik”, tha Mekaj.

Avokati tha se rrethanat e këtij rasti e bëjnë atë të jetë i rezervuar të komentojë më shumë.

Ndërkaq, në njoftimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit u tha se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën, siç thuhet në njoftim, Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit U.H, i dyshuar për vepër penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 dhe 1.4 të KPRK-së”, u tha në njoftimin e gjykatës.

Latest Posts

Irani mbron vendimet për ekzekutim të protestuesve

Kreu i gjyqësorit të Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, i ka mbrojtur vendimet për dhënien e dënimeve me vdekje për disa protestues të përfshirë në protestat...

Sevilla sundon Europa League, mund Romën dhe fiton trofeun e 7 në histori

Sevilla vazhdon te shkruaje historine ne Europa League. Skuadra spanjolle fitoi per here te 7 ne histori Europa League, trofeun e dyte pas...

Mos i humbisni

Situata në veri të Kosovës/ Grubi fton autoritetet kosovare për kordinim me BE dhe SHBA për dialogun

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje...

Ahmeti apelon për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në...

Flet drejtori Sulejmani: Me grafën e etnitetit po vendosim rregull, larg keqpërdorimeve (Video)

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amë, Emir Sulejmani në një intervistë për Indeks.mk flet mbi grafën e vendosjes së etnitetit në dokumentet...

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...