Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Krejt çka dihet deri tani rreth vrasjes që tronditi Pejën dhe tërë Kosovën


Gjithçka që dihet deri tani rreth vrasjes që tronditi Pejën dhe tërë Kosovën.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten, në qytetin e Pejës, është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen e nënës së tij.

Komandanti i stacionit policor në Pejë, Ndue Nikolla, ka deklaruar para mediave se rreth orës 16, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ka ndodhur një incident brenda një familjeje.

Sipas tij, policia ka konstatuar se “bëhej fjalë për një vrasje të rëndë”, si dhe “ka arritur të arrestojë të dyshuarin për kryerjen e veprës”.

Zyrtarët e Prokurorisë Themelore në Pejë e kanë përshkruar rastin si mjaft të rëndë.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka bërë të ditur se “dyshohet se i biri e ka privuar nga jeta të ëmën”.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e forenzikës, janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës”, tha prokurorja Gashi.

Sipas saj, janë siguruar edhe dëshmitarë të afërt të ngjarjes.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, në prani të mbrojtësit, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet. Kemi urdhëruar që, nesër, në prezencë edhe të psikologut dhe avokatit mbrojtës, të provohet që të merret deklarata e tij”, theksoi prokurorja Gashi.

Ajo shtoi se në bazë të rrethanave, do të urdhërojnë edhe ekzaminimin e të dyshuarit në Instituin e Psikiatrisë Forenzike.

As zyrtarët e policisë dhe as prokurorisë nuk kanë dhënë sqarime specifike se në çfarë mënyre dhe me çfarë mjetesh është kryer vepra penale e vrasjes.

Gjithashtu, ata nuk kanë dhënë as sqarime se cilat janë motivet e dyshuara për veprën penale, duke thënë se rasti është ende në fazën e hetimeve.

Megjithatë, pa konfirmimin e organeve përkatëse për krimin tragjik në Pejë, mediat kanë raportuar për arsyet që mund ta kenë shtyrë të riun që t’ia marr jetën nënës së tij.

Në deklarimet e tyre për T7, qytetarët kanë thënë se vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e kishe akuzuar të ëmën.

Siç raportoi T7, i dyshuari thuhet se jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi.

Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe ishte i divorcuar dy herë.

“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. qytetarët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”, ka raportuar T7.

Latest Posts

Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga...

Rusia kritikon Islandën për ‘shkatërrim’ raportesh dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.   Islanda tha të...

Makina përplas motorin e Policisë Rrugore, lëndohet efektivi

Një motor i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier.   Mësohet se një automjet tip...

Mos i humbisni

Nikollovski: Kavaçevski kreativ, Mickoski bashkëpunues, Ahmeti largpamës!

“Mund të ketë shpresë për Maqedoninë, tregoi takimi i liderëve, për habinë e të gjithëve. Tre liderët e partive më të mëdha politike ranë...

24 vjet nga kapitullimi i Serbisë

ot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria...

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e...

“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”/ The Economist: Rama kryeministër deri në vitin 2029

Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike   Ajo drejtohet nga Edi Rama, një ish-basketbollist dhe artist modern.   Për një kohë të gjatë, pjesa më...