Atletico Madridi i futet garës për Armando Brojën

Atletico Madridi duket se do të rivalizojë Milanin në garën për të nënshkruar me Armando Brojën. 21-vjeçari ishte shumë i lidhur me një largim nga...

TË FUNDIT

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Djali që vrau nënën del me deklaratë të çuditshme pas krimit: Jam i dërguar i profetit


Djali që dyshohet se vrau nënën e tij në Pejë, ka dalë me një deklaratë të çuditshme, të cilën e ka konfirmuar avokati i tij.

Asdren Mekaj, avokati i të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në qytetin e Pejës ka thënë se është e nevojshme që klientit të tij t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik për shkak të deklaratave që ai i ka dhënë gjatë bisedës që kanë pasur.

Ai ka konfirmuar se klienti i tij ka thënë se “Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”.

Për këtë arsye ai tha se nga Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

Dy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mentale dhe shëndetësore. Për arsye të mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes meje dhe të mbrojturit, përveç që më pengon mua të ofroj mbrojtje efektive, në përputhje me Kodin e Etikës dhe në përmbushje të të drejtës fondamentale që e gëzon çdo person i dyshuar për një krim, pavarësisht kësaj unë thellësisht besoj se është shumë e nevojshme që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik”.

Tutje, avokati bëri të ditur se nga prokurorja e rastit, në seancën gjyqësore të shtunën ka marrë konfirmim se një ndër veprimet e para që do të bëjë do të jetë shqyrtimi i kërkesës për dërgimin e të dyshuarit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë njoftoi të shtunën se të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

Latest Posts

“Dajti Ekspres”, një aventurë për të mos u humbur!

“Dajti Ekspres”, është një nga aventurat që asnjë njeri nuk duhet ta humbasë.   Me një gjatësi  prej 4350 metra dhe një lartësi që arrin...

SHBA-ja sanksionon shtatë rusë: Tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e...

Mos i humbisni

Aksidentohen turistët, shpëtojnë mrekullisht dy personat që ndodheshin në automjet

Dy turistë të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit janë aksidentuar në fshatin Xibër – Hane.   Mjeti me të cilin ata udhëtonin...

Editorial/ Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”....

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Izet Mexhiti koordinoi festën paralele të BDI-së në Tetovë me Lëvizjen BESA?!

Disa orë pas shpalljes së njoftimit për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim zyrtarisht nga partija, manifestim ky që...