Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Lenin, Josip Broz Tito, JNA, Strasho Pinxhur? Bilall Kasami nuk e na ndërmend të ndryshojë emrat e rrugëve në Tetovë!

“Lenin”, “Josip Broz Tito”, “JNA”, “Starsho Pinxhur” këto janë emrat që ende vazhdojnë t’i mbajnë rrugët dhe shkollat e Tetovës. Për t’i ndryshuar ato, këshilli komunal deri tani nuk ka marrë mbështetjen e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë mbështetja e tyre nuk është e patjetërsueshme, pasi të gjithë këshilltarët e partive shqiptare janë Pro dhe i kanë numrat e votave. Liridon Disha nga BDI thotë se në këtë proces do të ishte mirë të përfshihen të gjitha palët.

Ne si subjekt politik mendojmë se duhet të ketë një zgjidhje, por me përfshirje të të gjitha palëve në këtë proces, që nënkupton edhe të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, për shkak se ne nuk mendojmë se është politikisht korrekte të krijojmë majorizim kur na jepet mundësia. Bashkimi Demokratik për Integrim është parti serioze e dalur nga lufta çlirimtare e kombit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe lufta e popullit shqiptar në vend, nuk ka pasur për qëllim t’i minimizojë të drejtat e komuniteteve tjera, por të krijojë kushte që krahas popullit shqiptar në Maqedoni të kenë të drejta edhe popujt tjerë”, tha Disha.

Përkrahje ofron edhe Alternativa e Afrim Gashit. Këshilltarët e kësaj partie thonë se janë të gatshëm të përkrahin ndryshimet e emrave por kërkojnë të jenë të përshtatshëm.

“Emërtimet e rrugëve, urave edhe objekteve tjera infrastrukturore duhet të jenë emra të personalitete të shquar, qofshin ato historike apo politike, të kulturës, artit, sportit apo, mund të jenë edhe data atë rëndësishme dhe të pasqyrojnë të gjitha komunitetet në komunën tonë dhe ne nuk jemi kundër emërtimeve të këtilla”, u shpreh Faton Selami, këshilltar i Alternativës.

Nga PDSH thonë se deri më tani nuk kanë marr asnjë paralajmërim por, janë pro ndryshimeve.

“Parimisht jemi pro ndryshimit të emrave të rrugëve por, deri më tani nuk kemi marr asnjë informatë nga kryetari i komunës apo kryesuesi i këshillit se për cilët emra bëhet fjalë, prandaj do të ishte e udhës që të formohet një komision ku do përfshihen të gjitha bashkësitë etnike po ashtu edhe të kenë përfaqësues nga partitë politike që janë pjesë e këshillit”, vlerëson Visar Palloshi, këshilltar i PDSH-së.

Për ndryshimin e emrave Kasami para disa ditëve tha se po pret një vendim nga ana e kadastrës dhe më pas do të nisë procesin. Në bazë të ligjit ndryshimet e emrave bëhen me propozim të këshillit komunal në qeveri, ku duhet të merret pëlqim. Më pas këshilli komunal duhet ta vendos në votim dhe pasi të kalojë, i njëjti në afat prej tetë ditësh bashkë me dokumentacionin e nevojshëm dërgohet në regjistrin qendror, të cilët kanë afat kohor prej 15 ditësh që t’i regjistrojnë. Dhe në fund në afat prej tre ditësh njoftohet MPB, kadastra dhe Enti shtetëror për statistikë.

Latest Posts

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Mos i humbisni

Endriti sjell ” Kantia ” unik në stil e këndim

Pasi kishte mjaft komente pozitive dhe kënga " Esia " u prit mjaft mirë, ai po ecën me hapa të sigurt falë edhe zhanrit...

Rexhepi: Sot u prezantua dokumenti strategjik Programi Operativ Sektorial për Transport për vitet 2024-2027

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ishte pjesmarës në eventin e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me grupin punues...

Analistët: “Dashuria” e dy ish-“armiqve të përbetuar”, Kasami-Gashi, akt dëshpërimi dhe shterp!

“Është vetëm një përpjekje shterpe, për të mos thënë e dëshpëruar, e dy ish-kundërshtarëve të ashpër politik për të bërë një manovër të re...

Ra nga lartësia e pemës/ Humb jetën pas 11 ditësh tek Trauma 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.   Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën...

“Princeshë e bukur”, një baladë e bukur nga Aleksander Gjelaj

Me tekst nga vet këngëtari Aleksander Gjelaj, muzikë nga vet ai dhe Florent Boshnjaku si dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, këngëtari Gjelaj vjen këtë...